Politike

COVID nuk lejon vizitat e familjarëve/ Ministrja sqaron: Mjeku kurues bën lidhjen direkte me të afërmit, kemi numrat në dis

10 Nëntor 2020, 14:12 Nga DOSJA
COVID nuk lejon vizitat e familjarëve/ Ministrja sqaron: Mjeku kurues

TIRANË– Ogerta Manastirliu sqaroi para gazetarëe ditën e sotme se familjarët do duhet të marrin informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të të afërmit të tyre që kanë të shtuar në spital për COVID me anë të mjekëve. Ministrja tha se familjarët do duhet të bashkëpunojnë së bashku me mjekët në mënyrë që vijimësia e procesit të jetë normale dhe pa keqkuptime.

‘COVID e ka bërë të pamundur vizitat e familjarëve dhe këto metoda të kontaktit me familjarët, janë përdorur dhe do të vazhdojnë që të përdoren. Mos dyshoni për asnjë moment impenjimin për të bërë më të mirën.’- tha ndër të tjera Manastirliu duke shtuar se mjekët po e menaxhojnë siç duhet situatën.

Nuk marrin dot informacion për të afërmit e tyre? Së bashku autoritetet shëndetësore duhet të jemi bashkëpunëtor. Më shumë se kurrë ka nevojë publiku për informacione të vlefshme. Dua të them që jo vetëm kemi protokolle, koordiantorë që bëjnë lidhjen. Kemi vendosur numrat në dispozicion sepse duam të jemi të kujdesshëm. Do të vijojmë ta realizojmë këtë. COVID e ka bërë të pamundur vizitat e familjarëve dhe këto metoda të kontaktit me familjarët, janë përdorur dhe do të vazhdojnë që të përdoren. Mos dyshoni për asnjë moment impenjimin për të bërë më të mirën. Prandaj jemi treguar të kujdesshëm që mjeku kurues të bëjë lidhjen direkte me familjarin.’- u shpreh ministrja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu 10 nentor 2020 ogerta manastirliu 10 nentor 2020

Sondazh

Poll