Politike

Psikologë pranë pacientëve me COVID? Manastirliu: Janë në QSUT dhe Sanatorium, i kemi këto ekipe në raport me masat dhe p

10 Nëntor 2020, 14:10 Nga DOSJA
Psikologë pranë pacientëve me COVID? Manastirliu: Janë

TIRANË– Duke marrë shkas nga rastet e shumta që kanë ndodhur te Infektivi, ku deri më tani 3 persona janë vetëhedhur duke gjetur vdekjen, ndërsa sot ndodhi 1 rast mirëpo fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ministres Manastirliu iu drejtua pyetja: A ka psikologë në ambientet e spitaleve?

Ministrja deklaroi se në QSUT dhe në Sanatorium ndodhen psikologë. Ajo shtoi se janë marrë të gjitha masat e duhura në përputhje me protokollin.

‘QSUT ka një pjesë të ekipit të saj psikologë, edhe Sanatoriumi i ka. Modalitetet dhe udhëzimet janë tashmë të vendosura në prioritetet e punës së ekpertëve. Përpos masave në raport me shërbimin multi-disiplinor. Kanë vendosur në plan problematikat e shëndetit mendor. Ndaj ne i kemi këto ekipe në raport me masat dhe protokollet.’- u shpreh ministrja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu 10 nentor 2020 ogerta manastirliu 10 nentor 2020

Sondazh

Poll