Politike

Jozefina Topalli letër publike Jakup Krasniqit: Jam rrëqethur duke dëgjuar fjalët tuaja në Hagë, ndjehem krenare

10 Nëntor 2020, 12:12 Nga DOSJA
Jozefina Topalli letër publike Jakup Krasniqit: Jam rrëqethur duke

TIRANË– Jozefina Topalli i ka përcjellë një letër publike ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i cili po përballet me akuzat për krime lufte në Gjykatën Speciale në Hagë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale në Facebook, Topalli shkruan se ishte rrëqethur nga fjalët e Krasniqit gjatë seancës plenare, ndërsa shtoi se ishte e bindur që Krasniqi do ta fitonte betejën me drejtësinë ndërkombëtare.

LETRA E PLOTË:

I dashur Kryetar, zoti Krasniqi! Une jam shokuar nga lajmet per akuzat ndaj jush, dhe gjate gjithe ketyre diteve kam  menduar gjithe kohen per ate qe po ndodh me Ju! Une kam patur e ruaj nje respekt te vecante per ju e veprimtarine tuaj. Sot , me shume se dje, ne cdo fjale, ne cdo fjali shoh njeriun e fyer por dinjitoz dhe te vertete! Prove e pamerituar per ju, familjen tuaj e Kosoven kjo qe po ndodh me Ju! Sakrifica juaj eshte autoriteti me i larte moral! Ne cdo situate , perballe te gjitheve , nje njeri i lire , vetem per te qene i tille, eshte gati per te paguar cdo cmim. Ju po paguani perseri nje cmim per lirine tuaj e te Kosoves! Une si shume te tjere, jam prekur e rrenqethur duke degjuar fjalen tuaj te fuqishme! Por jam ndjere dhe krenare! Sot jeni me lart se kurre! Une besoj se ju do fitoni edhe kete beteje te padrejte

Krasiqi, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jakup krasniqi jozefina topalli kosova ne hage jakup krasniqi jozefina topalli kosova ne hage

Sondazh

Poll