Politike

“Jam bërë gridavec, shihni mesazhet zanore”/ Ahmetaj i pakënaqur me donatorët! Fton deputetin në kantieret e ndërtimit

10 Nëntor 2020, 12:43 Nga DOSJA
“Jam bërë gridavec, shihni mesazhet zanore”/ Ahmetaj i

TIRANË– Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi se nuk është i kënaqur me shpejtësinë e punimeve nga donatorët. Para Komisionit të Ekonomisë, ai është shprehur se është kthyer në një “gridavec” me donatorët, të cilët sipas tij nuk kanë nisur ende nga puna për ndërtimin. 

“Unë jam shumë i kënaqur me fondeve të vendosura në dispozicion nga donatorët pot nuk jam i kënaqur me shpejtësinë e punimeve nga ata. Ne po i përfundojmë shkollat me fondet e buxhetit të shtetit, ndërsa ata ende nuk i kanë filluar. Në marrëdhënie me ta jam bërë gridavec i pafundëm. Shihni mesazhet zanore ndaj Abu Dabit, grekëve, kroatëve etj duke i vënë nën presion,”-tha Ahmetaj. 

Ndërsa më pas ftoi deputetin Artur Roshi që ta shoqëronte gjatë inspektimeve në kantieret e ndërtimit, duke i premtuar më pas edhe një darkë. 

“Ejani me mua si Komision një ditë në kantier. Do jetë kënaqësi do t’ju çoj për drekë apo për darkë. Do të jetë konseguenca që do jesh ti si inxhinier. Iu ftova më thoni kur të doni. Do më thuash vetëm gjëra të mira tek darka,”-shtoi ai.

Ditën e sotme ministri Arben Ahmetaj ishte në Komisionin e Ekonomisë ka folur lidhur me procesin e rindërtimit. Ahmetaj tha se janë mbi 1300 familje që vijojnë të jetojnë nëpër çadra, ndërsa nuk kanë munguar as batutat me kolegët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj komisioni i ekonomise arben ahmetaj komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll