Politike

Kreshnik Spahiu: Ndërkombëtarët duan që Berisha të mos jetë në parlament, e thonë troç

21 Prill 2019, 06:17 Nga DOSJA
Kreshnik Spahiu: Ndërkombëtarët duan që Berisha të mos

Tiranë- Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu për situatën politike në vend është shprehur se nëse do të lejojmë riciklimin politik të njerëzve të kriminalizuar do të ishte fatale.

Ai theksoi se një marrëveshje Basha-Rama, e dirigjuar nga Berisha do të ishte e papranueshme për të ndaluar ndarjen e bashkive në tavolinë apo rotacion politik. Sipas tij Berisha do të sjellë destabilizim të vendit dhe tha se ndërkombëtarët duan të djegien mandatin e ish-kryeministrit  përgjithmonë që të mos jetë pjesë e parlamentit.

 

Nëse do të lejojmë riciklimin politik të njerëzve të kriminalizuar do të ishte fatale. Vetëm një marrëveshje Rama-Basha, që dirigjohet nga Berisha do të ishte e papranueshme për të ndaluar ndarjen e bashkive në tavolinë apo rotacion politik. Kjo do ta çonte Shqipërinë 20 vite pas. Ky është skenar i një njeriu, që e ka provuar bojkotin. Sali Berisha e ka përdorur njëherë bojkotin 21 viteve më parë, shtator 1998, PD-ja bojkotoi votimet për referendum, gjysma e popullit nuk mori pjesë, por votimet u njohën nga e gjithë bota dhe sot Shqipëria aplikon Kushtetutën e miratuar me referendum nga bojkoti i PD-së. Bojkoti është një shitje në heshtje, përpjekje për destabilizim. Askush nuk ka të drejtë të bllokojë votimet. Berisha ndihet i kërcënuar, SHBA i ka vendosur kushtet. Izolimi i Berishës solli djegien e mandateve, dhe nxjerrjen e PD-së nga parlamenti. Basha nuk kishte forcë për të nxjerrë Berishën dhe PD-në nga parlamenti. Ndërkombëtarët janë lodhur me Bashën. Sali Berisha kërcënon me destabilizim, që të ulet në negociata. Ndërkombëtarët duan të djegien mandatin e Berishës përgjithmonë që të mos jetë pjesë e parlamentit. Amerikanët thonë troç, inkurajojmë deputetët e rinj. Basha i vetmi lider në botë, që shkatërron opozitën. Në opozitë ke nevojë për bashkim, por kreu i saj vetëm largon, lista e tradhtarëve është më e gjatë e qëndrestarëve.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kreshnik sqahiu sali berisha zgjedhjet e 30 qershorit kreshnik sqahiu sali berisha zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll