Politike

Normalja e Elbasanit mbush 110 vite, Boçi: ‘Dhurata e qeverisë’, transferimi i DAR në Korçë, organizim banal

20 Prill 2019, 14:33 Nga DOSJA
Normalja e Elbasanit mbush 110 vite, Boçi: ‘Dhurata e

Transferimi i Drejtorive Arsimore nga disa qarqe, shihet me shqetësim nga opozita dhe disa drejtuesë të DAR nëpër rrethe.

Pas Shkodrës, e njëjta situatë është përsëritur në Elbasan, ku drejtoria Arsimore do të transferohet në Korçë.

Ish-deputeti i PD në këtë qark, Luçiano Boçi thotë se ky vendim përkon me 110-vjetorin e Shkollës së Parë Profesionale në Shqipëri, e njohur si “Normalja e Elbasanit”.

Boçi thotë se ky është një vendim pa logjik që sipas tij dëshmon krizën e thellë ku e ka futur qeveria Rama arsimin.

Reagimi i plotë:

DHURATA E QEVERISË PËR 110 VJETORIN E NORMALES
Nuk është vetëm Shkodra, DAR i së cilës kalon në Lezhë, e shqetësuar për këtë skandal.
Edhe DAR Elbasan kalon diku larg në Korçë, e shndërrohet në një ZA, sipas një organizimi banal që nuk thotë asgjë e nuk sjell asgjë.
Këto lëvizje pa logjikë e kuptim, dëshmojnë krizën ku e ka futur arsimin Rama.
Kësisoj, qyteti i Normales së njohur si Universiteti i parë shqiptar, i mësuesve të mirënjohur që kanë mbjellë dije kudo në trevat shqiptare, kalon në varësi të Korçës.
Për më tepër, jemi në vigjilje të 110 vjetorit të kësaj shkolle.
E kjo dhuratë është e turpshme dhe e papranueshme.
Është një lloj çnderimi që i bëhet qytetit, mësuesve të shumë brezave e Normales.
Korça ka traditën e saj, kontributin e saj në shkollēn shqipe dhe vlerën e saj të pazëvendësueshme.
Por ky nuk është argument, për t’i hequr Elbasanit të drejtën e politikave lokale për arsimin, duke i shkulur Drejtorinë Arsimore.
Revolta ime nuk është nacionalizëm periferik.
Kjo është sikur t’i heqësh zemrën këtij qyteti që në vite është identifikuar me mësuesinë.
Po pushteti lokal çfarë bën?!
Po deputetët e Elbasanit pse heshtin?!
Apo në fillim partia e më pas qyteti!!!!???

Ditën e djeshme, replika pati në Shkodër për vendimin e MASR për transferimin e DAR. Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, i ka dërguar një shkresë zyrtare prefektit Valdrin Pjetrit, ku e cilëson vendimin si absurd, diskriminiues dhe të papranueshëm. Nga ana tjetër ministria e Arsimit, sqaron se nuk bëhet fjalë për transferim por për reduktim të zyrave arsimore. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 110-vjetori i normales se elbasanit luciano boci transferimi i dar 110-vjetori i normales se elbasanit luciano boci transferimi i dar

Sondazh

Poll