Politike

Partia Bindja Demokratike me në krye Rudina Hajdarin? Korab Lita: S’kam dijeni, s’di asgjë

20 Prill 2019, 14:54 Nga DOSJA
Partia Bindja Demokratike me në krye Rudina Hajdarin? Korab Lita:

TIRANË- Pas vendimit të kryetares së grupit të deputetëve të rinj të ardhur nga listat e PD në parlament, Rudina Hajdari për të ngritur një parti të re politike, të quajtur “Bindja Demokratike”, një nga deputetët thotë se nuk ka dijeni për këtë platform.

Korab Lita, ish-krahu i djathtë i Xhelal Mziut, i pyetur nga Dosja.al thotë se nuk ka asnjë informacion për këtë vendim të Hajdarit.

Nuk kam asnjë dijeni për një parti politike. Nuk kam asgjë për të thënë”,– u shpreh Lita.

Ditën e sotme, kryetarja e grupit parlamentar, Rudina Hajdari në një mbledhje me disa nga deputetët e grupit iu ka shpalosur atyre idenë për krijimin e një partie politike, me siglën “Bindja Demokratike”, ku pjesë do të jetë edhe ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi.

Mbetet ende e paqarte se si do të garoje në zgjedhje partia “Bindja demokratike” pasi afati për regjistrimin e partive në zgjedhjeve skadon të martën, por Kodi krijon mundësi edhe për garë me kandidatë të pavarur regjistrimi i të cilëve ka afat deri në 13 maj.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike korab lita partia e rudina hajdarit rudina hajdari bindja demokratike korab lita partia e rudina hajdarit rudina hajdari

Sondazh

Poll