Politike

“Burg për ata që pengojnë zgjedhjet”, Balliu i përgjigjet Ballës dhe Lleshajt

20 Prill 2019, 20:43 Nga DOSJA
“Burg për ata që pengojnë zgjedhjet”, Balliu i

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ishte edhe sot krah protestuesve të Unazës së Re, të cilët kërkojnë anulimin e projektit, që sipas tyre është korruptiv.

Balliu iu përgjigj deklaratës së kreut të gupit socialist Taulant Balla i cili tha se ai që do të pengojë zgjedhjet, do të dënohet me burg, dhe deklaratës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, sipas të cilit ato parti që nuk hyjnë në zgjedhje janë banda.

“Taulant Balla, të dëgjova sot kur the se do të dënohen me 7 vjet burg ata që do të pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit, jam dakord. Por zgjedhjet i pengon ai që bën zgjedhje fasadë. Zgjedhjet fasadë shkatërrojnë zgjedhjet por koka juaj staliniste nuk e kupton dot, se nuk kupton cfare eshte pluralizmi. Nuk kuptoni se cfarë fuqie ka qytetari i lirë dhe i thjeshtë. Por ju do të përballeni një herë me fuqinë e tyre dhe do e kuptoni se c’do të thotë qytetar i lirë. Por unë kam një propozim meqenëse flet për burg
100 vjet burg për atë që flet me kriminelë, 100 vjet burg për atë që ben biznes me kriminelë 100 vjet burg për atë që ka shokë kriminelë”, tha Balliu.

Klevis Balliu teksa komentoi deklaratën e Lleshajt, tha:

“Sandër Lleshaj që kur është bërë ministër nuk godet krimin, por opozitën. Unë iu garantoj se zgjedhje fasadë nuk do të mbahen. Opozita nuk do të ulet në tryezë as me Edi Ramën. Opozita nuk ulet në tavolinë me njerëz të droguar”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klevis balliu sander lleshaj taulant balla zgjedhjet e qershorit klevis balliu sander lleshaj taulant balla zgjedhjet e qershorit

Sondazh

Poll