Politike

Murrizi tregon kur do ta digjte mandatin. Akuza Bashës: Kjo është marrëveshja e fshehtë që ka me Ramën

20 Prill 2019, 17:03 Nga DOSJA
Murrizi tregon kur do ta digjte mandatin. Akuza Bashës: Kjo është

TIRANË- Myslym Murrizi komentoi ditën e sotme situatën aktuale politike në vend. Sipas tij, përgjegjës për këtë është Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.

Sipas Murrizit, Basha dhe Rama kanë marrëveshje të fshehtë mes tyre, në mënyrë që të vijojnë të jenë diktatorë në partitë përkatëse.

“Basha dhe Rama kanë marrëveshje të fshehtë për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor, pasi duan të jenë diktatorë brenda partisë së tyre”, – tha ai ndër të tjera.

Duke u ndalur tek djegia e mandateve ai tha se kjo është në dëm të Partisë Demokratike dhe nëse kjo e fundit nuk hyn në zgjedhje, rrezikon të shkrihet. Ai tha se do ta kishte djegur mandatin, vetëm nëse Basha do të ndryshonte sistemin.

“Po të kishte ndryshuar sistemin Basha, e kishte flakë menjëherë Myslym Murrizi mandatin”, – tha ai në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha marrëveshje të fshehtë rama basha myslym murrizi lulzim basha marrëveshje të fshehtë rama basha myslym murrizi

Sondazh

Poll