Politike

Çfarë marrëdhënie ka me Rudina Hajdarin? Murrizi: Jam pak i vështirë për të diskutuar skutave

20 Prill 2019, 17:26 Nga DOSJA
Çfarë marrëdhënie ka me Rudina Hajdarin? Murrizi: Jam pak

TIRANË- Myslym Murrizi, deputeti i dalë nga lista e Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, teksa foli për aktualitetin politik, u ndal edhe tek marrëdhënia që ka me Rudina Hajdarin.

Duke u ndalur tek partia e përfolur se është krijuar nga Hajdari, “Bindja Demokratike” ai tha se nuk ka parë ende një prononcim zyrtar të saj për këtë gjë. (Lexo këtu)

“Kam marrëdhënie miqësore me Rudinën prej 18 muajsh. Marrëdhënie si e bija e ish-mikut tim Azem Hajdarit. Unë besoj që për çdo forcë politike jo komuniste, liderët nuk emërohen dhe në çdo parti e re që mund të krijohet, liderët caktohen në zgjedhje. Unë kam qenë mbrëmë dhe kemi biseduar. Unë jam pak i vështirë për të diskutuar skutave. Që të jem i sinqertë, unë nuk kam parë një prononcim të vetë Rudinës të ketë firmosur për këtë. Rama dhe Basha, të dy së bashku kërkojnë të mos ndryshojnë sistemin zgjedhor”-u shpreh Murrizi.

Ditën e sotme, kryetarja e grupit parlamentar, Rudina Hajdari në një mbledhje me disa nga deputetët e grupit iu ka shpalosur atyre idenë për krijimin e një partie politike, me siglën “Bindja Demokratike”, ku pjesë do të jetë edhe ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi.

Mbetet ende e paqarte se si do të garojë në zgjedhje partia “Bindja Demokratike” pasi afati për regjistrimin e partive në zgjedhjeve skadon të martën, por Kodi krijon mundësi edhe për garë me kandidatë të pavarur regjistrimi i të cilëve ka afat deri në 13 maj.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike myslym murrizi bindja demokratike myslym murrizi

Sondazh

Poll