Politike

Rudina Hajdari kryetare e Bindja Demokratike? Flet Murrizi: S’kam qenë fare në mbledhje, është e lirë të ketë Partinë

20 Prill 2019, 15:08 Nga DOSJA
Rudina Hajdari kryetare e Bindja Demokratike? Flet Murrizi: S’kam

TIRANË– Pas vendimit të kryetares së grupit të deputetëve të rinj të ardhur nga listat e PD në parlament, për të hapur parti, flet Myslim Murrizi, i vetmi deputet i përjashtuar nga Lulzim Basha.

Murrizi, i pyetur nga Dosja.al tregon se nuk ka qenë fare në mbledhjen e Hajdarit, por shton se ia ka thënë mendimin e tij Hajdarit, se çdokush është i lirë të krijojë partinë e tij.

“Nuk kam qenë tek mbledhja që është zhvilluar sot. Ia kemi thënë mendimin tonë Rudina Hajdarit, por gjithkush është i lirë të bëjë partinë e tij. Mendimin tim për këtë çështje do e jap sot në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, në News 24 në orën 18:00. “- u shpreh Murrizi.

Ditën e sotme, kryetarja e grupit parlamentar, Rudina Hajdari në një mbledhje me disa nga deputetët e grupit iu ka shpalosur atyre idenë për krijimin e një partie politike, me siglën “Bindja Demokratike”, ku pjesë do të jetë edhe ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi.

Mbetet ende e paqarte se si do të garojë në zgjedhje partia “Bindja Demokratike” pasi afati për regjistrimin e partive në zgjedhjeve skadon të martën, por Kodi krijon mundësi edhe për garë me kandidatë të pavarur regjistrimi i të cilëve ka afat deri në 13 maj.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike myslim murrizi partia e rudina hajdarit bindja demokratike myslim murrizi partia e rudina hajdarit

Sondazh

Poll