Politike

Berisha publikon videon dhe bën ironinë e fortë: Arrestohet vëllai i Vangjush Dakos (VIDEO)

20 Prill 2019, 15:45 Nga DOSJA
Berisha publikon videon dhe bën ironinë e fortë: Arrestohet

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku thotë se vëllai i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ka shkelur ligjin e vendosur nga qeveria për të ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike.

Në videon e publikuar nga Berisha, shihen disa persona duke festuar në një lokal, ndërkohë që data e videos e postuar në Instagram mban datën 17 mars 2019.

Berisha ironizon duke thënë se për këtë shkak, i vëllai i Vangjush Dakos është arrestuar.

“Arrestohet vellai i Gjushi!
Miq, me urdher te Gjeneral Kanasit (Vasal Kimikut )arrestohet vellai i famozit Gjush (fake neës) sepse hedh fishekzjarre dhe lende piroteknike te ndaluara nga Edvin Kristaq Urrejtesi dhe Vasal Kimiku. Ne narkoshtet narkoqeveritaret jane ligji vet!!! Sb”-shkruan Berisha.

Që prej dhjetorit të 2018, qeveria shqiptare ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike si kapsolla, fishekzjarre, shashka etj. Shkak për këtë u bë plagosja e efektives Ina Nuka në një nga protestat e banorëve të Astirit, para parlamentit.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike perdorimi i kapsollave sali berisha vangjush dako perdorimi i kapsollave sali berisha vangjush dako

Sondazh

Poll