Prapaskenat e krijimit të Partisë së Rudina Hajdarit, deputetët kundër: S’bëhemi si Genc Pollo, s’duam këtu Patozin
20 Prill 2019, 15:32Nga DOSJA
TIRANË– Kryefjala e një të shtunë pa ngjarje ishte sot vendimi i Rudina Hajdarit, vajzës së ish-deputetit të vrarë të Partisë Demokratike, Azem Hajdari për të ngritur një parti të re, “Bindja Demokratike”.
Ky lajm padyshim ekzaltoi socialistët, dhe mediat pranë qeverisë, që nxituan të thonin se Hajdari është gati tashmë për t’u regjistruar në zgjedhje.
Platforma është shpalosur nga Rudina Hajdari në një mbledhje grupi, ku siç ka mësuar Dosja.al, nga 7 deputetë të paktën, dy prej tyre nuk kanë marrë pjesë.
Deputetët që kanë marrë pjesë në këtë mbledhje nuk kanë ende një qëndrim zyrtar, por ata ia kanë thënë në sy Hajdarit se nuk kanë në plan të marrin rrugën që mori dikur, Genc Pollo me “Partia Demokratike e Re”, e më pas u rikthye në strofullën e Berishës.
Burime për Dosja.al sqarojnë se mbledhja nuk ka qenë e qetë. Të tjerë deputetë janë shprehur kundër aktivizimit në një parti ku bën pjesë Astrit Patozi, apo të tjerë emra që u larguan nga PD për shkak të pakënaqësive me Bashën.
Të njëjtat burime shtojnë se Hajdari nuk e ka ende një vendim zyrtar krijimin e Partisë “Bindja Demokratike”, ose të paktën ajo nuk ua komunikuar këtë gjë.
Në mbledhjen e sotme, Hajdari, vetëm e ka diskutuar ngritjen e një partie të re brenda të djathtës.
Dy deputetët Myslim Murrizi dhe Korab Lita, kanë lënë të kuptohet se nuk e presin krahëhapur këtë vendim të Hajdarit.
Mbetet me interes për t’u parë në ditët e ardhshme, vijimësia e këtij diskutimi dhe a do të formalizohet krijimi i një partie të re politike brenda një të djathte, që sot ndodhet në rrugë.
A do të bëhet pengesë prania e “Gardës së Vjetër” të qeverisë Berisha, për një Parti të Re? Kjo do të provohet shumë shpejt!
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Pas vendimit të kryetares së grupit të deputetëve të rinj të ardhur nga listat e PD në parlament, për të hapur parti, flet Myslim Murrizi, i vetmi ...
TIRANË- Pas vendimit të kryetares së grupit të deputetëve të rinj të ardhur nga listat e PD në parlament, Rudina Hajdari për të ngritur një parti të re pol...
Transferimi i Drejtorive Arsimore nga disa qarqe, shihet me shqetësim nga opozita dhe disa drejtuesë të DAR nëpër rrethe.Pas Shkodrës, e njëjta situatë është pë...
Në një intervistë për gazetën “Shekulli” deputeti Lefter Maliqi, thotë për “Shekulli”-n, se “Jam i pavendosur, nuk besoj te asnjë forcë politike!”. Sipas tij, P...
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.Me anë të një postimi në rrjetet so...
TIRANË-Deputetja socialiste në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi iu ka dhënë fund zërave që e projektonin Kushin si një nga kandidaturat e mundshme për të mar...
Pasi paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rudina Hajdari, vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari ka vendosur të krijojë një...
ELBASAN– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet ditën e sotme në Elbasan, dy muaj përpara zgjedhjeve të qershorit. I shoqëruar nga...
Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tha sot se reforma në sistemin e drejtësisë dhe ngritja e strukturave të posaçme antikorrupsion SPAK...
MAQEDONI- Kandidati i vetëm shqiptar për President në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka thotë se nuk e kupton heshtjen e Shqipërisë dhe Kosovës, pas vendimit të ...