Aktualitet

Me thikë në dorë, shqiptari kërcënon prindërit e tij, tenton t’i marrë peng

11 Shkurt 2019, 21:27 Nga DOSJA
Me thikë në dorë, shqiptari kërcënon prindërit e

Një shqiptar ka marrë peng familjen e tij. Me thikë në dorë, 28-vjeçari ka kërcënuar prindërit e tij dhe i ka sulmuar. “Il Giornale” shkruan se shqiptari njihet në zonën ku banon për problemet e tij me drogën dhe alkolin dhe ka marrë një thikë nga kuzhina  e shtëpisë për të frikësuar për vdekje nënën dhe të atin.

Media italiane shkruan se as ndërhyrja e të vëllait nuk ka mundur që të qetësojë shqiptarin, por prindërit nga frika janë larguar me vrap nga banesa. Me mbërritjen e forcave policore ka marrë fund gjithçka por ende nuk dihen motivet që e çuan 28-vjeçarin të ndërmerrte këtë veprim.

Identiteti i familjes nuk bëhet i ditur por mbi rrëmbyesin rëndon akuza e kërcënimit me jetë, dhunës në familje dhe heqje të paligjshme lirie.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari kercenon prinderit shqiptari merr peng prinderit shqiptari ne itali shqiptari kercenon prinderit shqiptari merr peng prinderit shqiptari ne itali

Sondazh

Poll