Aktualitet

Shpëtuan nga burgu i përjetshëm/ Nga Dajti tek Bare, ja vrasësit që ia hodhën pa lagur drejtësisë

11 Shkurt 2019, 16:22 Nga DOSJA
Shpëtuan nga burgu i përjetshëm/ Nga Dajti tek Bare, ja

Dritan Dajti, i akuzuari për vrasjen e katër policëve i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm duke u dënuar vetëm me 25 vite.

Përpos reagimeve të shumta nga anët e politikës, ky nuk është i vetmi rast ku të akuzuarit për vepra të renda si vrasja, ia kanë “hedhur paq” me zbutje të dënimit.

Kjo i jep mundësinë që herët ose vonë të jenë sërish të lirë, ndonëse konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

Ja rastet më të bujshme që u “shpëtuan” nga drejtësia:

Dritan Dajti

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, duke dënuar në total me 25 vite burg Dritan Dajtin për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009.

Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa në Shkallë të Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014.

“Kreu i bandes së Lushnjes”

Ish-kreu i bandës së Lushnjes, Aldo Bare (Alfred Shkurti) ka shpëtuar nga burgimi i përjetshëm. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e gjykatës, duke i hequr dënimin me burg përjetë.

Në këtë mënyrë, Kushtetuesja ka rikthyer procesin ndaj, Aldo Bares në Gjykatën e Lartë. Sa i përket shfuqizimit të dënimit me burg përjetë, Gjykata Kushtetuese arsyeton se gjatë procesit ka patur shkelje të rënda procedurale.

“Vrasja e Artan Cukut”

I akuzuari Mikel Shallari i shpëtoi burgimit të përjetshëm pasi bashkëpunoi me drejtësinë. Për shkak të statusit ai merr dënim të shpejtë.

Mikel Shallari është i akuzuar për ‘vrasje për shkak të cilësive të veçanta’.

“Kostandin Xhuvani”

Kostandin Xhuvani i shpëton burgimit të përjetshëm.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e të akuzuarit për gjykim të shkurtuar ndaj tij.

Xhuvani është nën akuzë për vrasjen e katërfishtë të ndodhur më 4 nëntor të vitit 2014 në lokalin “Ategrand” në rrugën e Elbasanit, ku mes viktimave ishte dhe shoku i tij Arbër Demiraj.

“Monstra i Durrësit”

Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin përfundimtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Xhafzotaj. 25 vite burg për 81-vjeçarin Shaban Norja, i cili masakroi mbrëmjen e 11 tetorit 2012, 18-vjeçaren Aishe Vata, me të cilën, siç ka deklaruar, ka pasur një lidhje intime.

Norja ka pranuar para trupit gjykues vrasjen e 18-vjeçares për shkak se ajo nuk abortonte fëmijën që priste nga ky i fundit. Ndërkohë që më herët organi i hetimit ka kërkuar burg përjetë për të.

“Hodhi gruan nga ballkoni”

Ferdinand Ruko akuzohet për vrasje pasi hodhi gruan e tij nga ballkoni Liljana Ruko.

Gjykata ka miratuar dënimin për gjykim të shkurtuar duke u dënuar me vetëm 35 vite burg.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm Ferdinand Rukon pasi më 3 dhjetor 2016 pasi dhunoi bashkëshorten e tij Liljana Ruko dhe e hodhi nga dritarja e katit të katërt të pallatit.

Marrë nga AlpeNews.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aldo bare dritan dajti frederik ruko konstantin xhuvani mikel shallari shaban norja vrasesit shqiptar aldo bare dritan dajti frederik ruko konstantin xhuvani mikel shallari shaban norja vrasesit shqiptar

Sondazh

Poll