Politike

Basha takon pensionistët: Kemi një kryeministër që nuk mendon për ne! Punojmë gjithë jetën dhe nuk arrijmë të mbijetoj

6 Nëntor 2020, 12:56 Nga DOSJA
Basha takon pensionistët: Kemi një kryeministër që nuk

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me pensionistët. Gjatë bisedës me ta, Basha tha se këtë vend po e drejton një person që nuk pyet më për qytetarët.

Një prej pensionstëve u shpreh se ata punojnë gjithë jetën ndërkohë që nuk arrijnë dot të plqërojnë të qetë për shkak të pensionit të ulët.

Basha u premtoi prioritet dhe rritje të pensioneve me ardhjen e PD-së në pushtet.

Pjesë nga biseda mes Bashës dhe pensionistëve

Lulzim Basha: Kemi një kryeministër që nuk ka asnjë shqetësim për shëndetin e qytetarëve. Është detyrë e madhe të mbrojmë njëri-tjetrin, sepse qeveria nuk po bën asgjë për të na mbrojtur. Spitalet COVID janë mbushur plot, të sëmurët presin në ambulanca përpara spitaleve duke pritur të lirohen shtretër. Prej 5 javësh i kërkojmë t’u japë pensionistëve bonusin mujor 20 mijë lekë. Në vend që të punojë, rri në instagram dhe facebook duke bërë hokatarin. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve janë gjëja më e rëndësishme që kemi. Edhe sa prej nesh duhet ta paguajmë me jetë papërgjegjshmërinë e këtij kryeministri. As COVID-i, as sëmundjet e tjera nuk po trajtohen në spitalet tona. Kemi një kryeministër që nuk ka asnjë shqetësim për shëndetin e qytetarëve. U bëj thirrje të mbroni shëndetin tuaj vetë, se sa për qeverinë jemi vetëm. Shqipëria i ka mundësitë që t’u ofrojë disafish më shumë ndihmë. Një minimum për pensionistët mund ta bëjë ky shtet. Qeveria i ka mundësitë të rimbursojë paketën e plotë anti-COVID. Pas 25 prillit, vendimet tona do të kenë synim të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Pensionisti: Nuk ke asnjë mundësi të mbrohesh. Punon gjithë jetën dhe nuk je në gjendje të mbijetosh në pleqëri. Pensioni që kam nuk më mjafton as për ilaçet

Pensionistja: Të sëmurët i kemi trajtuar në shtëpi, ilaçet dhe analizat i kemi blerë me shumë vështirësi.

Pensionisti: Ky shtet nuk mendon fare për ne.

Kryetari i opozitës, shtoi gjithashtu se Partia Demokratike, prej disa javësh tashmë, i ka propozuar qeverisë një plan me 5 pika për përballimin e krizës, ku në një nga këto pika parashikohet edhe një bonus prej 20 mijë lekësh për çdo pensionist për të mbuluar shpenzimet e maskave dhe dezinfenktantëve.  Basha tha se gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie, qeveria e Facebook-ut dhe Instagram-it ka dhënë miliona euro ne koncesionet korruptive për inceneratorët e plehrave, teksa ka lënë pa asnjë lloj mbështetjeje pensionistët dhe qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.  Kryetari i Partisë Demokratike i premtoi pensionistëve se qeveria e re që do të dalë nga 25 prilli, do të jetë në krahun e shqiptarëve të thjeshtë, duke përkrahur financiarisht pensionistët dhe rimbursuar plotësisht paketën e anti-COVID, si një detyrim që shteti ka ndaj shqiptarëve që paguajnë taksa, në mënyrë që shteti të kujdeset për shëndetin e tyre.

“Njeriu që është përgjegjës dhe që e ka fajin për këtë situatë, vazhdon rri gjithë ditën në facebook, në instagram, në televizor dhe vazhdon gjithë ditën të transferojë taksat e parave të juaja tek xhepat e miqve të vet. Unë kam një kërkesë që do e përsëris dhe e kam përsëritur prej 5 javësh, do ta përsëris dhe sot këtu në këtë takim me ju, me pensionistët e Tiranës. Urgjentisht dhe pa vonesë t’i çojë lekët e shqiptarëve në ndihmë tek shqiptarët. Ta zgjidhë qesen për shqiptarët dhe jo për miqtë e vet, duke filluar me ato propozime që i kemi bërë dhe që ju prekin ju drejtpërdrejtë, paketën e rimbursimit për ilaçet që marrin të sëmurët me COVID nuk ka njeri ta përballojë. Duhet të rimbursohet, duhet të paguhet e gjitha nga shteti. Pensionistëve, siç më tha dhe zonja Lindita, 20 mijë lekë janë shpenzimet shtesë vetëm për COVIDJN, maska ,dezinfektantë dhe ne kemi kërkuar pikërisht këtë, që çdo pensionist shqiptar për 6 muajt e ardhshëm, të marrë një çek muaj për muaj prej 20 mijë lekësh shtesë, për të larë këto shpenzime, për të përballuar keto shpenzime shtesë. Dhe së treti, të merren urgjentisht masa sepse me këto ritme infeksionesh, nuk ka më dhe nuk do të ketë më kapacitete spitalore për të trajtuar të sëmurët.

Pra, e gjithë vëmendja e shtetit duhet të jetë, dhe i gjithë buxheti i shtetit duhet të jetë i përqëndruar për të ndihmuar njerëzit kundër kësaj të keqeje. Dështime me pandeminë ka një autor dhe një njeri përgjegjës. Faji për këto jetë, të cilat po vihen në rrezik dhe për shumë jetë që po humbin për shkak të pakujdesisë, të mungesës së testimeve , të mbingopjes së kapaciteteve spitalore, është i një njeriu, është i Edi Ramës që edhe sot, mbajeni mend do ta shihni, unë dal e t’i kërkoj të ndihmojë njerëzit, ai do dalë e do bëjë atë që di të bëjë: do sulmojë opozitën, do më sulmojë mua, do bëjë shaka pa kripë, do tallet, por po tallet me jetët e njerzëve, po tallet me shëndetin e njerëzve dhe kjo po na kushton jetë. Kjo po na kushton jetë, po na kushton shëndet dhe po na kushton njëkohësisht shkatërrimin e ekonomisë. Duhet urgjent t’i japim fund kësaj! E kam ngritur dhe do ta ngre zërin ditë për ditë, në emrin tua, të pensionistëve, në emrin e të papunëve, në emrin e mjekëve, në emrin e infermierëve, në emrin e biznesit të vogël që po merr fund dita ditës, të mesuesve, se shkollat janë kthyer në vatra infeksioni siç e keni parë. Por dua që të gjihë së bashkutë bëhemi bashkë, sepse kur jemi bashkë e largojmë të keqen, fillojmë ndryshimin dhe e shërojmë Shqipërinë,”- tha Basha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takon pensionistet lulzim basha basha takon pensionistet lulzim basha

Sondazh

Poll