Politike

KED rrëzon ankimimin e Sinan Tafajt për përjashtimin nga gara në GJK, i skualifikuari: Më hoqën se jam i verbër, Strasbur

6 Nëntor 2020, 10:20 Nga DOSJA
KED rrëzon ankimimin e Sinan Tafajt për përjashtimin nga gara

TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka rrëzuar ankimimin e Sinan Tafajt, pasi ky i fundit u skualifikua nga gara për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në një deklartaë për mediat, Tafaj tha se çështjen ka ndërmend ta çojë në Gjykatën e Strasburgut për të kërkuar drejtësi. Ai pretendon se është skualifikuar nga gara padrejtësisht, vetëm për shkakun se është i verbër.

Tafaj është i bindur se Gjykata e Strasburgut do i shpallë të paligjshme vendimet e KED.

Nuk i kemi argumentet nga Gjykata. As KED dhe as Gjykata nuk do arrijnë kur të argumentojnë shkeljen e ligjit, që unë si i verbër vazhdoj ta marr rrogën. Që kam të drejtën të punoj, këtë e quan Gjykata të paligjshme. Sipas KED ose s’duhet të punoj, ose të punoj por të dorëzoj pagesën. Jam shumë kurioz të di si do e argumentojë. Ajo që dua t’ju bëj me dije se kam ankimuar në Strasburg vendimin e vjetshëm, dhe gjithë ky proces do i shtohet atij ankimimi. Strasburgu do e shpallë të paligjshëm të gjithë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të GJK,”– tha Tafaj.

Tafaj dhe Eugen Papandile e paditën KED në fund të këtij muaji.  Tafaj pretendon se i përmbush të gjitha kritetet dhe se është shkarkuar për disa pasaktësi në deklarimni e pasurisë, të cilat do t’i sqarojë edhe pranë Administratives. Papandile thotë se janë bërë gabim llogaritë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ked rrezon ankimin e tafajt sinan tafaj ked rrezon ankimin e tafajt sinan tafaj

Sondazh

Poll

Politike 6 Nëntor 2020, 07:45

TIRANË– Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka treguar detajet nga hetimet ...