Meta pret kreun e Komunës Dibër e Madhe në Maqedoninë e Veriut: Dibra ka qenë kështjella natyrale e lirisë së shqiptarë
6 Nëntor 2020, 10:39Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Komunës Dibër e Madhe në Maqedoninë e Veriut, Hekuran Duka.
Presidenti Meta,është informuar se si është gjendja shëndetësore e bashkëkombësve dhe qytetarëve të kësaj komune në përballje me pandeminë COVID-19. Meta po ashtu gjatë takimit ka thënë se në këtë komunë është e nevojshme rritja e shërbimeve cilësore dhe investimeve në infrastrukturë, pasi sipas Metës kjo ndikon në përmirësimin e kushteve të jetesës së të gjithë banorëve të kësaj Komune dhe në frenimin e fenomenit shqetësues të shpopullimit.
Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka një bashkëpunim më i ngushtë me Bashkinë e Dibrës, si dhe realizimi i projekteve të përbashkëta kulturore, arsimore e sportive, që do ta forconin më shumë unitetin dhe ndjenjën e krenarisë kombëtare.
“E pranova me shumë kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në aktivitetet që do të organizohen me rastin e 111-vjetorit të “Kongresit të Dibrës” dhe përkujtimit të kryengritjeve për liri dhe pavarësi, në nderim të përpjekjeve të lavdishme të dibranëve për mbrojtjen në çdo kohë të çështjes kombëta. Gjithë kombi përulet me nderim e mirënjohje ndaj kontributit të dibranëve për Lirinë dhe Pavarësinë e Atdheut, por edhe për ndikimin e madh që kanë pasur në botën dhe kulturën shqiptare. Dibra në shekuj ka qenë kështjella natyrale e lirisë së shqiptarëve dhe një nga epiqendrat më të spikatura dhe më të flakta të shqiptarizmit dhe betejave për liri. Dibranëve u kanë kënduar dhe do t’u këndojnë gjithmonë pushkët nëpër kulla sa herë do ta kërkojë interesi më i lartë i Atdheut”, – u shpreh Kreu i Shtetit.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TURQI– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Antalia të Turqisë, ku po merr pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të S...
TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka rrëzuar ankimimin e Sinan Tafajt, pasi ky i fundit u skualifikua nga gara për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.N...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti ka bërë me dije se grupi i punës ka përfunduar draftin e hartimit të ligjit për Presidentin.Në një dek...
TIRANË– Partia Demokratike ka akuzuar sërish kryebashkiakun Erion Veliaj, se po gënjen në lidhje me ndërtimin e shkollës ‘Sami Frashëri”, me fondet e BE-së...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa fjalë të At Zef Pllumit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar ...
Politike 6 Nëntor 2020, 07:45
TIRANË– Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka treguar detajet nga hetimet ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur mëngjesin e sotëm duke vrapuar tek Liqeni Artificial. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Meta shihet i...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i cilësoi stisje, akuzat për transplant dhe trafikim organesh, të ngritura ndaj Kosovës nga ish-Parlamentari i Këshil...
TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko deklaroi në emisionin “Opinion” se nuk ka asnjë dokument që të ketë identifikuar akuzat e ngritura nda...