Politike

PROJEKTLIGJI/ PS-ja kufizon Metën, asnjë lëvizje për shtyrjen e datës së zgjedhje pa konsultën e maxhorancë, 7 ditë afa

6 Nëntor 2020, 11:19 Nga DOSJA
PROJEKTLIGJI/ PS-ja kufizon Metën, asnjë lëvizje për

TIRANË– Miratohet projekligji për kufizimin e kompetencave të Presidentit dhe futjen e tij në ‘korniza ligjore’. Dosja.al ka siguruar dokumentin e plotë të projektligjit për Presidentin, ku shkruhet se Presidentit nuk do t’i hiqen kompetencat por që do të kufizohet në kohën që ai përgjigjet në lidhje me një çështje të caktuar. Konkretisht, për dekretimin e një ministri, Presidentit i është caktuar një javë kohë për të reaguar.

Dekretimi i një ministri

Nëse brenda shtatë ditëve Presidenti nuk do të reagojë në lidhje me dekretimin apo mosdekretimin e një ministri, atëherë ai do të emërohet nga Kuvendi. Një tjetër pikë që shtrohet në projektligj është edhe data e zgjedhjeve.

Data e zgjedhjeve

Për të konsultuar në lidhje me datën e zgjedhjeve, anulimin apo shtyrjen e zgjedhjeve, Presidenti është kufizuar që të diskutojë me partinë më të madhe në Kuvend. Pa koncensusin e kësaj të fundit, Presidentit nuk i lejohet të vendosë në lidhje me këtë gjë.

Betimi i anëtarëve të GJK-së

Një gjykatës mund të betohet edhe para KLGJ-së, nëse Presidenti nuk e thërret atë brenda shtatë dotëve për tu betuar në Presidencë.

Dhënia e nënshtetësive

Ligji i ri e detyron Presidentin që për çdo dhënie nënshtetësie të konsultohe me Ministrinë e Brendshme dhe me organet e sigurisë.

Shkarkimi i Presidentit

Sipas ligjit të ri, Presidenti i Republikës mund të shkarkohet nga Kuvendi për shkelje të rëndë të Kushtetutës apo për kryejen e një krimit të rëndë. Përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës çdo shkelje tjetër që cënon rëndë rendin kushtetues dhe funksionimin e rregullt të pushteteve. 3. Në vlerësimin nëse një shkelje që cënon rëndë rendin kushtetues dhe funksionimin e rregullt të pushteteve është shkelje e rëndë merret në konsideratë: a) rëndësia e normës së shkelur; b) pasojat e ardhura; c) sjellja subjektive e Presidentin në eliminimin apo zbutjen e këtyre pasojave. Presidenti i Republikës shkarkohet sipas procedurës së parashikuar nga neni 90 i Kushtetutës, Rregullorja e Kuvendit dhe ligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Shpërndarja e Kuvendit

Sipas ligjit të ri, shpërndarja e Kuvendit bëhet nga Presidenti i Republikës me dekret në rastet kur Kuvendi nuk arrin të miratojë në dy raunde Kryeministrat e emëruar dhe as të zgjedhë vetë Kryeministër tjetër, si dhe në rastin kur Kryeministri humbet mocionin e besimit dhe i kërkon Presidentit të Republikës që të shpërndajë Kuvendin. Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin, sipas rastit, brenda 10 ditëve nga data e votimit pa sukses në Kuvend për zgjedhjen e Kryeministrit, apo nga kalimi i afatit 10 ditor për zgjedhjen e Kryeministrit nga Kuvendi, ose brenda 10 ditëve nga data që merr kërkesën e Kryeministrit për shpërndarjen e Kuvendit. Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për shpërndarjen e Kuvendit brenda afatit sipas pikës 2 të këtij neni, Kuvendi quhet i shpërndarë ipso lege. Me kalimin e këtij afati Kuvendi dhe komisionet parlamentare të tij nuk mund të ushtrojnë më funksionet e tyre. Çdo akt i miratuar në kushtet e shpërndarjes ipso lege është absolutisht i pavlefshëm, përveçse kur Republika e Shqipërisë vendoset në kushtet e parashikuara nga neni 66 i Kushtetutës për rithirrjen vetiu të Kuvendit të shpërndarë. Presidenti i Republikës është i detyruar të nxjerrë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve jo më vonë se 24 orë pas shpërndarjes me dekret ose ipso lege të Kuvendit.

Shkarkimi i kryeministrit

Shkarkimi nga detyra i Kryeministrit apo i ministrit bëhet nga Presidenti i Republikës me dekret, përpara dhe për shkak të emërimit të kryeministrit apo të ministrit të ri. Dekreti për shkarkimin e ministrit kundërfirmohet nga Kryeministri. Presidenti i Republikës nuk mund të vonojë apo pengojë shkarkimin e Kryeministrit apo ministrit për asnjë motiv apo shkak. Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për shkarkimin e Kryeministrit apo të ministrit brenda afatit kushtetues, atëherë Kuvendi miraton shkarkimin, pavarësisht nga mungesa e dekretit për shkarkim.

Lexo këtu projektligjin e plotë për Presidentin

Drafti i këtij projektligji u prezantua i përfunduar nga deputeti Adnor Shameti. Për “Ligjin për Presidentin” është ngritur një grup pune i përbërë nga Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli. Drafti në fjalë parashikon që “ta fusë kreun e shtetit brenda kornizave ligjore”. Ishte vetë kryeministri Edi Rama, ai që njoftoi i pari një ligj për presidentin pas përplasjeve për KED dhe zgjedhjet, dhe e la edhe porosi në Kuvend në seancën e 7 shtatorit. Ky ligj do të kalojë fillimisht nëduart e Metës për konsultim. Vetë Presidenti nga Bylisi e konsideroi përpjekje puçiste.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta projektligji per presidentin ilir meta projektligji per presidentin

Sondazh

Poll

Politike 6 Nëntor 2020, 07:45

TIRANË– Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka treguar detajet nga hetimet ...