Politike

5 shtete të BE kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë. Kushtet që nuk përmbushen

6 Nëntor 2020, 12:41 Nga DOSJA
5 shtete të BE kundër hapjes së negociatave për

SHQIPËRI– Hapja zyrtare e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, bëhet pothuajse e pamundur, kjo pasi 5 shtete anëtare konsiderojnë se Shqipëria nuk ka përmbushur parakushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Këto janë të rejat më të fundit që solli gazetarja Erisa Zykaj nga Brukseli gjatë një lidhjeje direkte me studion e lajmeve në Abc.

Siç raporton gazetarja, këto shtete konsiderojnë, se kushti për reformën elektorale nuk është përmbushur.

Pikat që kërkojnë më tej të zbatohen, 5 shtetet në fjalë:

-Respektimi i opinionit të Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese në kodin zgjedhor.

– Garantimi i transparencës së financimit të partive politike, për të cilën ka vetëm një udhërrëfyes, por jo një plan zbatimi.

-Gjermania, Franca, Danimarka, Holanda dhe Spanja janë dakord me Komisionin Evropian, se kushti për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese nuk është përmbushur. Por ato bëjnë dallimin për Gjykatën e Lartë, duke cilësuar se Gjykata e lartë me 3 nga 19 gjyqtarë nuk mund të konsiderohet si funksionale.

-Edhe pse mirëpritet ngritja e SPAK, vihet theksi tek mungesa e një gjurme provash për hetime, ndjekjeve penale dhe dënime të zyrtarëve të lartë.

-Vlerësohet se për BKH nuk ka asnjë tjetër emërim përveç drejtorit dhe se është e rëndësishme që të zhvillohen rekrutimet e mëtejme, në mënyrë që kjo strukturë të jetë plotësisht funksionale.

-Mbështetet vlerësimin i Komisionit Evropian lidhur me ligjin për median ndërsa kërkohet përparimi në fushën e lirisë së shprehjes nëpërmjet ndjekjes së rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

-Kërkohet vijimi i zbatimit të planit të veprimit për adresimin e rekomandimeve të Task Forcës së Veprimit Financiar dhe bashkëpunimin me autoritetet përkatëse të vendeve anëtare.

-Vihet në pah po ashtu se numri i përgjithshëm i kërkesave të azilit, edhe pse është ulur mbetet i lartë dhe nevojiten përpjekje të vazhdueshme nga autoritetet shqiptare. 

Marrë nfa:Abcnews

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e negociatave me be hapja e negociatave me be

Sondazh

Poll