Politike

PS e futi në ‘korniza’, Meta: Kam zero interes për çdo draft apo përpjekje puçiste, s’pyes për një parlament që nj

6 Nëntor 2020, 12:02 Nga DOSJA
PS e futi në ‘korniza’, Meta: Kam zero interes për

TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar një përpjekje puçiste draftin e projektligjit për t’i hequr kompentecat Presidentit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se Parlamnenti është një vend puçistësh, të cilin qytetarët i kërkojnë që ta shpërndajë.

Meta shtoi se ka nisur marshimin e tij si President referendumit të 25 prillit dhe sipas tij kjo datë do të jetë vendmtare për shqiptarët.

Kam zero interes për çdo draft apo përpjekje puçiste. Ju e dini që ky është një Parlament jo kushtetues, kur dal dhe takoj qytetarët më kërkon shpërndarjen e tij të menjëhershme. Është një parlament puçistësh por për fat të keq një pjesë e mirë e tyre janë tradhëtarë dhe mercenarë. Për mua ka vetëm një interes, 25 prilli, është populli i Shqipërisë. Unë kam nisur marshimin tim si President i Shqipërisë drejt referendumit të 25 prillit dhe ky do të jetë një referendum shumë i qartë pasi mbi 95% e shqiptarëve do të votojnë për Shqipërinë në Europë, edhe ju e dini shumë mirë që kjo është një çështje që është vendosur tashmë,”- tha Meta.

Sot përfundoi hartimi i projektligjit për Presidentin. Në dokumentin e plotë, shkruhet se Presidentit nuk do t’i hiqen kompetencat por që do të kufizohet në kohën që Presidenti përgjigjet në lidhje me një çështje të caktuar. Konkretisht, për dekretimin e një ministri, Presidentit i është caktuar një javë kohë për të reaguar. Betimi i gjyqtarëve gjithashtu ka një javë afat, nëse Presidenti nuk e thërret një gjyqtar brenda një jave që të bëjë betimin, atëherë ai mund të tohet para KLGJ-së. Datën e zgjedhjeve, shtyrjen apo anulimin, Presidenti duhet ta konsultojë me Partinë më të madhe në vend.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta projektligji per presidentin ilir meta projektligji per presidentin

Sondazh

Poll