Politike

Debati për shkollën “Sami Frashëri”, LSI-ja padit Veliajn: Ka tjetërsuar truallin!

6 Nëntor 2020, 12:51 Nga DOSJA
Debati për shkollën “Sami Frashëri”, LSI-ja padit

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliajn. Në orën 14:00, ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi bëri një kallëzim penal në emër të LSI-së për çështjen e truallit të shkollës ‘Sami Frashëri’. Padia u depozitua në Prokurorinë e Tiranës.

Përshëndetje! Kemi ardhur te Prokuroria  e  Tiranës ku sapo depozituam një kallëzim për çështjen e truallit të shkollës ‘Sami Frashëri’. Dokumentat që ne disponojmë vërtetojnë akuzën e bërë disa ditë më parë nga Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim,. Monika Kryemadhi. Dokumentat që ne kemi tregojnë që me kartelat e pronësisë së truallit të shkollës ‘Sami Frashëri’ është ndërhyrë disa herë  duke ndryshuar pronësinë nga shteti në  listë bashkëpronarësh dhe anasjelltas. Ne jemi këtu për t’i kërkuar Prokurorisë së Tiranës të zbulojë kush ka ndërhyrë në kartelën e pronësisë të kësaj prone publike dhe cili ka qenë synimi i personave që kanë ndërhyrë. Të jetë e qartë për të gjithë që Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ndalet së thëni të vërtetën. Siç shpëtuam shkollën ‘Sami Frashëri’ dhe do t’i shkojmë deri në fund që të mos lejojmë tjetërsimin e kësaj prone, po ashtu do të jemi në krah të qytetarëve të Kombinatit, të Durrësit ,të Shijakut e të gjithë Shqipërisë  për të mos lejuar që qytetarët të jenë viktima të qeverisë së fasadave,“- tha Kërpaçi

Vetëm pak ditë më parë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, akuzoi kryebashkiakun Veliaj se kishte tjetërsuar tokën ku ndodhej shkolla “Sami Frashëri”. Sipas Kryemadhit, kjo gjë është bërë në shkelje të ligjit. Ajo pretendon se shkolla e re do të ndërtohet në Paskuqan, gjë që është mohuar nga Veliaj, i cili ka publikuar edhe pamjet nga kantieri i ndërtimit.

Edhe PD-ja e akuzon Veliajn në lidhje me projektin e kësaj shkolle teksa shton se nuk do të ndërtohet me fondet e BE-së, por që Veliaj gënjen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj lsi padit veliajn monika kryemadhi shkolla sami frasheri erion veliaj lsi padit veliajn monika kryemadhi shkolla sami frasheri

Sondazh

Poll