Politike

Meta ia merr isos në Bylis, dekoron dy këngëtarët e shquar dhe flet për projektligjin: Përpjekje puçiste! Uroj të zgjidh

6 Nëntor 2020, 12:01 Nga DOSJA
Meta ia merr isos në Bylis, dekoron dy këngëtarët e shquar

FIER– Presidenti Ilir Meta ishte sot në Fier, ku vlerësoi dy personalitete të shquara të polifonisë shqiptare. Në një takim me me anë të një ceremonie solemne të organizuar në qytetin antik të Bylisit, Meta dekoroi me Titullin Mjeshtër i Madh” zotin Guri Rrokaj “Për talentin e spikatur artistik në fushën e folklorit, si dhe zotin Yzeir Llanaj me motivacionin: “Personalitet i shquar i kulturës popullore dhe folklorit me kontribut të spikatur. Krijues, studiues dhe interpretues i polifonisë; drejtues e organizues me nivel të lartë artistik i shumë veprimtarive dhe festivaleve folklorike brenda e jashtë atdheut”.

Fillimisht, Presidenti Meta, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, z.Qerim Ismaili, autoritetet vendore, Profesor Neritan Ceka, arkeologë të rinj, personalitete të artit e kulturës dhe dhjetëra banorë, vizitoi rrënojat antike të Bylisit, një prej kulmeve të qytetërimit ilir, duke u ndalur veçanërisht në Amfiteatrin e famshëm.

“Jam i lumtur që jemi sot në Bylis, në këtë mrekulli që ndriçon qytetërimin tonë të lashtë në këto troje! O i huaj mos ju shmang vështrimit nga bukuria e Bylisit”, do të gdhendej ky mbishkrim në një prej mureve të lashtë të këtij qyteti. Ky elozh për këtë pasuri  tonën të jashtëzakonshme na tundoi edhe ne sot, të organizonim këtu një aktivitet në nder të polifonisë. Këtë muaj grupet polifonike të mbarë vendit festojnë 15-vjetorin e përfshirjes së polifonisë shqiptare në listën e pasurisë së kulturës botërore UNESCO. Nuk mund të gjenim amfiteatër antik më të arrirë se Bylisi për të hapur siparin e veprimtarive që përkujton këtë arritje të etnokulturës dhe pasurisë tonë shpirtërore,”– tha Meta ndër të tjera.

Për pak çaste, ai la karrigen e presidentit dhe i është bashkëngjitur grupit të këngëtarve labë. Siç shihet nga videoja e publikuar nga vetë Meta, kreu i shtetit i veshur me kostum zyrtar është ulur në gunjë dhe ia ka marrë isos së bashku me këngëtarët.

Në fund, Meta iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve që ishin prezentë në Bylis. Ai komentoi projektligjin për t’i hequr kompetencat, teksa shtoi se është e gjitha një përpjekje puçiste. Ai u shpreh më tej se nuk pyet për një parlament që njerëzit i kërkojnë ta shpërndajë. I pyetur për zgjedhjet në SHBA, Meta tha se nuk ka qenë ndonjëherë i interesuar dhe se është fokusuar tek 25 prilli. Për operacionin e EULEX në Kosovë, Meta tha se ka besim që gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet për zyrtarët e lartë që tashmë janë vënë në pranga. e ndërsa për naftëtarët, u shpreh se shpreson që të ketë një dialog që të zgjidhë problemin e tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta ne bylis 6 nentor 2020 ilir meta meta ne bylis 6 nentor 2020

Sondazh

Poll

Politike 6 Nëntor 2020, 07:45

TIRANË– Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka treguar detajet nga hetimet ...