Politike

Gent Cakaj në mbledhjen e ministrave të jashtëm në Turqi: Shqipëria do të marrë pjesë dhe do të kontribojë në nismat

6 Nëntor 2020, 10:30 Nga DOSJA
Gent Cakaj në mbledhjen e ministrave të jashtëm në Turqi:

TURQI– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Antalia të Turqisë, ku po merr pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të SEECP. Mësohet se në fokus të mbledhjes do të jenë diskutimet mbi mënyrat e reja të bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në luftën kundër COVID19.

Bëhet e ditur se homologët gjatë ministerialit theksuan domosdoshmërinë e një bashkëpunimi të thelluar politik dhe institucional mes vendeve të Evropës Juglindore, për të rritur bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij Cakaj është shprehur se Shqipëria do të vazhdojë pjesëmarrjen aktive dhe kontributin përmbajtësor në nismat e bashkëpunimit rajonal

“Sot, në Antalia, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, z. Mevlüt Çavuşoğlu, morëm pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të SEECP për të biseduar për mënyrat e reja të bashkëpunimit mes vendeve tona në luftën kundër COVID19. Po ashtu, theksuam domosdoshmërinë e një bashkëpunimi të thelluar politik dhe institucional mes vendeve të Evropës Juglindore, për të rritur bashkëpunimin në fushën e sigurisë, shtuar cilësinë e burimeve njerëzore, zhvilluar ndërlidhjen infrastrukturore dhe forcuar lidhjen në fushën e turizmit, arsimit dhe kulturës. Shqipëria do të vazhdojë pjesëmarrjen aktive dhe kontributin përmbajtësor në nismat e bashkëpunimit rajonal.”- shkruan Cakaj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj mevlüt çavuşoğlu turqi gent cakaj mevlüt çavuşoğlu turqi

Sondazh

Poll

Politike 6 Nëntor 2020, 07:45

TIRANË– Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka treguar detajet nga hetimet ...