Sport

Pioli: “I lejuam shumë hapësira një skuadre shumë të mirë”

6 Nëntor 2020, 10:26 Nga DOSJA
Pioli: “I lejuam shumë hapësira një skuadre shumë

MILANO – Milani ishte bërë “i frikshëm”, nuk humbiste një ndeshje zyrtare prej muajit mars. Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, erdhi edhe disfata përballë francezëve të Lille në Europa League. Kuqezinjtë u mundën 0-3 në “San Siro”,  pas të cilit trajneri Stefano Pioli vuri pikat mbi “i”, duke gjetur edhe shkaqet që i çuan “djajtë” tek humbja.

“U përballëm me një skuadër të fortë dhe nuk është se e nisëm keq takimin. Më pas ia vështirësuam gjërat vetes. Prisja që të ishim më të rrezikshëm, por ata ishin shumë të shpejtë dhe të fortë fizikisht. Shënuan të parët dhe më pas përfituan nga hapësirat që lamë pas.

Duhet të nxjerrim mësime nga kjo ndeshje. Jemi një ekip i ri, por i pjekur dhe do të gjejmë një mënyrë për të reaguar. Është hera e parë që do na duhet të analizojmë më shumë gjërat negative sesa ato pozitive. I lejuam shumë hapësira një skuadre shumë të mirë.

Ndihem mirë te Milani, ambienti është i shkëlqyer dhe drejtuesit na qëndrojnë shumë afër. Këtu janë kushtet ideale për të bërë sa më mirë punën tone”, ka përfunduar analizën e tij trajneri i Pioli i Milanit, që aktualisht kryeson edhe Seria A.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport djajte europa league lille milani seria a djajte europa league lille milani seria a

Sondazh

Poll

Sport 5 Nëntor 2020, 16:24

Luçesku i kërkon Mesit fanellën, ai e refuzon

SPANJE – Ndodh gjithçka kur përballë ke një yll të futbollit botëror, si Lionel Mesi. Barcelona priti dje në “Camp Nou” Dinamon e Kievit dhe e mundi me s...

Sport 5 Nëntor 2020, 17:29

10 yjet e futbollit botëror dalin në shitje

SPANJE – Në mbyllje të këtij sezoni janë disa nga lojtarët më të kërkuar në tregun europian të cilët do të dalin të lirë pasi i përfundon kontrata dhe end...