Sport

EUROPA LEAGUE/ 90 minuta për Marash Kumbullën në suksesin kundër Cluj,Napoli përmbys Rijekën, ja rezultatet e tjera

5 Nëntor 2020, 20:13 Nga DOSJA
EUROPA LEAGUE/ 90 minuta për Marash Kumbullën në suksesin

EUROPË– Në Grupin A në Europa League Roma fitoi ndaj Cluj me shifrat 5-0. Ndeshja zhvilluar në “Olimpico” të Romës foli vetëm për verdhekuqtë dhe në asnjë moment nuk e vunë në diskutim suksesin. Skuadra e kryeqytetit italian e mbylli pjesën e parë me tre gola diferencë, pasi gjetën rrjetëm Mkhytarian, Ibanez dhe Mayoral.

Gjatë pjesës së dytë ekipi i drejtuar nga Fonseca shënoi edhe dy gola të tjerë me Mayoral dhe Pedron për rezultatin përfundimtar 5-0. Luajti titullar në mbrojtje Marash Kumbulla, që pati pak punë për të bërë ndaj ekipit rumun.

Në Grupin F Napoli fitoi me përmbysje ndaj Rijekës me shifrat 1-2. Skuadra kroate kaloi e para në epërsi në minutën e 13-të me Muric. Napolitanët mundën të barazonin në fundin e pjesës së parë me Demme, ndërsa në të 62-ën detyruan Braut të shënonte autogol. Po në këtë grup, Real Sociedadi fitoi 1-0 ndaj Alkmaarit.

REZULTATET

AS Roma – CFR Cluj      5-0

Benfica – Rangers        3-3

Hapoel Beer Sheva – Bayer Leverkusen 2-4

Lech Poznan – St. Liege       3-1

Ludogorets – Tottenham   1-3

Omonia – Granada CF 0-2

PAOK – PSV   4-1

Rapid Vienna – Dundalk     4-2

Real Sociedad – AZ Alkmaar       1-0

Rijeka – Napoli     1-2

Sivasspor – Qarabag   0-0

Slavia Prague – Nice    3-2

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league napoli roma europa league napoli roma

Sondazh

Poll

Sport 5 Nëntor 2020, 17:29

10 yjet e futbollit botëror dalin në shitje

SPANJE – Në mbyllje të këtij sezoni janë disa nga lojtarët më të kërkuar në tregun europian të cilët do të dalin të lirë pasi i përfundon kontrata dhe end...