Sport

VIDEO/ Milan bie pas 242 ditësh, Lile shkakton “tërmet” në Milano, Arsenal nuk e diskuton Molden, ja rezultatet në Europ

5 Nëntor 2020, 22:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Milan bie pas 242 ditësh, Lile shkakton “tërmet”

EUROPË-Në ndeshjen e tretë të Europa League, Milan humbet në shtëpi kundër Lile me shifrat 3-0. Francezët tashmë kryesojnë grupin H duke lënë poshtë vetes kuqezinjtë. Heroi i mbrëmjes ishte Yusuf Yazici, i cili bëri një hat-trick të jashtëzakonshëm. Sulmuesi turk zhbllokoi shifrat në minutën e 22-të me anë të një penalltie (shtyrje naive nga Romagnoli) me një penallti në minutën e 22-të (shtytje naive nga Romagnoli). Në pjesën e dytë ishte sërish mesfushori Yazici që shënoi dy gola brenda 3 minutash, fillimisht me një gjuajtje nga distance që la të shtangur Donnarummën dhe më pas me një aksion, ku e pa veten përballë gardianit të Milanit dhe shënoi me lehtësi. Një humbje që vjen pas 242 ditësh, afërsisht 8 muaj.

Arsenali mori suksesin e tretë në po kaq ndeshje në grup dhe hodhi një hap shumë të rëndësishëm drejt kalimit në raundin tjetër. Në “Emirates Stadium” londinezët triumfuan me rezultatin 4-1 përballë norvegjezëve të Moldes, të cilët bënë gjithçka vetë deri në minutën e 60’.

Nuk gabon as skuadra tjetër angleze, Leicester, që mposhti me rezultatin e thellë 4-0 portugezët e Bragës. Me një pjesë të titullarëve në stol, ishte sulmuesi Nigerian Kelechi Iheanacho ai që mori për dore “dhelprat” pasi shënoi dy golat e parë, ndërsa më pas Praet e Maddison kompletuan goleadën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league lile milan europa league lile milan

Sondazh

Poll

Sport 5 Nëntor 2020, 17:29

10 yjet e futbollit botëror dalin në shitje

SPANJE – Në mbyllje të këtij sezoni janë disa nga lojtarët më të kërkuar në tregun europian të cilët do të dalin të lirë pasi i përfundon kontrata dhe end...