Sport

Shqipëri-Kosovë, “vëllazërorja” luhet në Elbasan

5 Nëntor 2020, 16:07 Nga DOSJA
Shqipëri-Kosovë, “vëllazërorja” luhet në

TIRANE – Dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, do të zhvillojnë një ndeshje miqësore më 11 nëntor. Por në këtë rast, të dyja federatat kanë vendosur që ta quajnë një ndeshje vëllazërore këtë në mes dy përfaqësueseve të futbollit. Ky takim do të jetë një provë  përgjithshme përpara ndeshjeve të katërta të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

Së fundmi, Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë edhe detaje për ndeshjen, e cila është vendosur të luhet në “Elbasan Arena”, duke e lënë të lirë impiantin “Air Albania” për dy ndeshjet zyrtare.

Takimi me “Dardanët” do të startojë në orën 16:00, ndërsa kujtojmë se ndeshjen e fundit miqësore e ka fituar Kosova. Një takim, të cilin Kosova e dominoi për 90 minuta dhe iu imponua kuqezinjve me rezultatin 3-0, teksa në atë kohë trajner i Shqipërisë ishte italiani, Kristian Panuçi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kombetarja kosove kuqezi shqiperi vllazerorja kombetarja kosove kuqezi shqiperi vllazerorja

Sondazh

Poll

Sport 5 Nëntor 2020, 17:29

10 yjet e futbollit botëror dalin në shitje

SPANJE – Në mbyllje të këtij sezoni janë disa nga lojtarët më të kërkuar në tregun europian të cilët do të dalin të lirë pasi i përfundon kontrata dhe end...