Sport

Luçesku i kërkon Mesit fanellën, ai e refuzon

5 Nëntor 2020, 16:24 Nga DOSJA

SPANJE – Ndodh gjithçka kur përballë ke një yll të futbollit botëror, si Lionel Mesi. Barcelona priti dje në “Camp Nou” Dinamon e Kievit dhe e mundi me shifrat 2-1. Ndërkohë, në përfundim të takimit, ishte Mirçea Luçesku, trajneri i ukrainasve dhe jo ndonjë futbollist kundërshtar ,që i ka kërkuar fanellën yllit të Barcelonës, Lionel Mesi, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Arsyeja e refuzimit, sipas edhe mediave të pranishme, ka të bëjë me faktin se sipas protokollit të UEFA-s për ndeshjet që zhvillohen në periudhën e pandemisë, nuk lejohen shkëmbimet e fanellave.

Në rast se Mesi e bënte atë veprim, rrezikonte një dënim nga UEFA, por me gjasë edhe nga gjestikulacionet e fiksuara nga kamerat, Mesi i ka sugjeruar që t’ia jepte në dhomat e zhveshjes fanellën.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 5 Nëntor 2020, 17:29

10 yjet e futbollit botëror dalin në shitje

SPANJE – Në mbyllje të këtij sezoni janë disa nga lojtarët më të kërkuar në tregun europian të cilët do të dalin të lirë pasi i përfundon kontrata dhe end...