Sport

Rasti Giggs dhe dhuna ndaj partneres, “The Sun” zbulon arsyet: Gjeti mesazhe kompromentuese me dy vajza të tjera

5 Nëntor 2020, 18:29 Nga DOSJA
Rasti Giggs dhe dhuna ndaj partneres, “The Sun” zbulon arsyet: Gjeti

UELLS-Dihet që Ryan Giggs nuk është një shenjtor jashtë fushës. Për referencë në këtë drejtim, do të mjaftonte të pyesnim vëllain e tij Rhodri, i cili vetëm disa vjet më parë zbuloi se ish-futbollisti i Manchester United dhe trajneri aktual i Uellsit kishte qenë në një lidhje me gruan e tij (kunata e Giggs) për gati një dekadë.  Me pak fjalë, ish-numri 11 i pëlqen shumë gratë dhe ka disa vështirësi në mbajtjen e ndonjë betimi për besnikëri. “The Sun”, ka zbuluar arsyet pse uellsiani u arrestua fundjavën e kaluar pas një grindje të dhunshme me partneren e tij.

TRADHTRIA – Tabloidi britanik shqyrtoi çështjen dyshimi se uellsiani po tradhtonte partnerin e tij . Dhe jo vetëm një, por dy gra, siç shpjegoi një burim për  “The Sun”. “Kate u desh ta duronte Giggs duke e mashtruar për një kohë të gjatë. Ai tashmë kishte disa probleme besimi ndaj tij, pastaj gjeti mesazhe në të cilat flirtonte me vajzat e tjera ”. Kjo ka mjaftuar që Kate Greville, partnere e Giggs nga 2018, ti kërkojë shpjegime teknikut të Uellsit.

PANKINA – bën PR e një futbollisti shumë të famshëm. Tjetra është një modele që jeton në Cheshire. Janë të dyja më të reja se Giggs, dy vajza shumë glamour”. E nga ai moment ka lindur debati, që coi në ardhjen e policsë që gjeti shenja dhuna tek e fejuara. Një histori që rrezikon ti humbasë Giggs edhe pankinën e Uellsit, me Federatën që i ka shpjeguar teknikut se nuk do të jetë në pankinë për ndeshjet e ardhshme. Por nëse akuzat konfirmohen, nuk përjashtohet që drejtuesit e futbollit uellsian të vendosin ta zëvendësojnë…

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport giggs kate greville uells giggs kate greville uells

Sondazh

Poll

Sport 5 Nëntor 2020, 17:29

10 yjet e futbollit botëror dalin në shitje

SPANJE – Në mbyllje të këtij sezoni janë disa nga lojtarët më të kërkuar në tregun europian të cilët do të dalin të lirë pasi i përfundon kontrata dhe end...