Sport

10 yjet e futbollit botëror dalin në shitje

5 Nëntor 2020, 17:29 Nga DOSJA

SPANJE – Në mbyllje të këtij sezoni janë disa nga lojtarët më të kërkuar në tregun europian të cilët do të dalin të lirë pasi i përfundon kontrata dhe ende nuk kanë gjetur gjuhën apo nuk kanë dëshirë për të shtyrë marrëveshjen e bashkëpunimit.


Sulmuesit polak të Napoli i përfundon kontrata dhe 27-vjecari nuk ka shprehur dëshirë që të rinovojë. Kjo me sa duket ka ndodhur pasi trajneri aktual Xhenar Gatuzo nuk e ka përfshirë në asnjë listë grumbullimi. Humbja 3-1 e Napolit në “Camp Nou” në muajin gusht është dhe ndeshja e tij e fundit me skuadrën.

Mesfushori turko-gjerman i Milanit do të përfundojë kontratën e tij në korrik të vitit  tjetër dhe në këto momente 27-vjecari po kalon momente të mira të karrierës. Ai  ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 4 asist në 9 ndeshjet e para që ka luajtur Milani në këtë sezon të ri.


Mesfushori i krahut të PSG përfundon gjithashtu kontratën e tij në fund të këtij sezoni. 33vjecari po kalon gjithashtu një moment shumë të mirë dhe kjo është arsyeja që skuadra franceze e ka me prioritet të madh rinovimin e tij. Në shtatë ndeshjet e para ai ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy assist.


Mesfushori i krahut të djathtë të Olimpikut të Marsejës mbyll kontratën e tij aktuale në verën e ardhshme, kur do të mbush 28 vjec. Megjithatë ai është larg asaj që kishte menduar vite më parë kur firmosi me klubin. Deri tani Thauvin ka shënuar 3 gola dhe ka dhuaruar pesë assist në 11 deshjet e fundit.


Mesfushori holandez i Liverpulit i cili mbush 30 vjec javën e ardhshme edhe pse u përfol gjatë verës për një kalim tek Barcelona, vendosi që të qëndrojë në “Anfilld”. Për momentin ai ka luajtur 12 ndeshje, por vetëm 9 i lojtarë i formacionit bazë.


Sulmuesi Argjentinas i Manchester Sitit do të përfundojë kontratën e tij verën e ardhshme, si rrjedhojë për 33-vjecarin do të jetë një moment për të marrë një vendim të rëndësishëm. Deri tani ai ka luajttur vetëm tre ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol, pasi ka patur një dëmtim në gju që e ka penguar.


Sulmuesi hollandez me origjinë nga Gana, nuk arriti të mbyllte kontratën në këtë verë me Barcelonën për shkak të pagës së tij, por dicka duket se është diskutuar për t’u mbyllur verën e ardhshme. Ai vitin tjetër do të jetë 27 vjec dhe një marrëveshje verbale e arritur, përjashton skuadrat e tjera që të ndërhyjnë me oferta për të. Ai ka shënuar deri tani pesë gola dhe ka dhuruar 3 asiste në 9 ndeshjet e luajtura.


Portieri i Milanit dhe i kombëtares italiane, do të mbush në muajin shkurt 22 vjec dhe mbetet për t’u parë se cfarë do të bëjë me cështjen e rinovimit të kontratës me skuadrën e cila po udhëheq Serinë A. Ai e ka filluar këtë sezon shumë mië, me katër ndeshje pa pësuar gol në 9 takimet e luajtura.

Mbrojtësi austriak i Bajernit të Mynihut ka ndërprerë negociatat me klubin për çështjen e rinovimit, një marrëveshje që e lidh atë me skuadrën gjermane që nga viti 2008. Ai është padyshim një nga lojtarët më të kërkuar dhe në adresë të Alabës janë bërë disa oferta nga skuadrat më të mëdha europiane.


E panjohura më e madhe e merkato së verës së ardhshme, vazhdimësia apo jo e argjentinasit me Barcelonën. Presidenti i ri i klubit pritet të vij në muajin janar dhe sigueish që detyra kryesore e tij do të jetë negocimi me Lionel Mesin për ta bindur që të qëndrojë psi deri tani nuk ka marrëveshje. Nga ana tjetër do të jetë surprise për këdo që ta shohin atë në një skuadër tjetër, ku më e avancura në ofertat ndaj tij ka qenë Manchester City.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll