Sport

Operacion i suksesshëm, i hiqet hematoma në kokë, Maradona rikthehet në dhomë

6 Nëntor 2020, 08:43 Nga DOSJA
Operacion i suksesshëm, i hiqet hematoma në kokë, Maradona

ARGJENTINE – “Diego është mirë”. Këto janë fjalët e para të mjekut, që ka kryer dje ndërhyrjen kirurgjikale të Maradonës. Operacioni në kokë, për të shmangur komplikimet e mëtejshme nga një mpiksje gjaku në tru, ka përfunduar me sukses të plotë, sipas stafit mjekësor.

Tani të gjithë mund të marrin frymë lehtësisht për shëndetit e “El Pibe de Oro”. Legjenda e futbollit argjentinas qëndroi në sallën e operacionit rreth një orë e gjysmë, kohë e nevojshme për të hequr edemën e krijuar në kokë, që u zbulua nga ekzaminimet e kryera të martën pasdite.

“Operacioni ishte krejt i suksesshëm”, – deklaroi Leopoldo Luque, mjeku personal i Maradonës, i cili e kreu vetë ndërhyrjen kirurgjikale. – Hematoma midis kafkës dhe indit të trurit, është hequr pa ndonjë ndërlikim dhe pacienti është tashmë i zgjuar dhe i kthjellët”, – siguroi neurokirurgu disa orë pas operacionit të kryer nën ndikimin e anestezisë së përgjithshme.

Në fillim, u mendua se Maradona do të ishte transferuar në kujdesin intensive, për të monitoruar reagimet dhe zgjimin nga anestezia, por jo. Maradona tani është zhvendosur në dhomën e tij.

“Diego është ende nën vëzhgim të rreptë”, – paralajmëron specialisti. – Te një person i dobësuar si ai, është e rëndësishme të jesh veçanërisht i kujdesshëm”.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport diego armando maradona hematome ne koke kujdesi intensiv maradona diego armando maradona hematome ne koke kujdesi intensiv maradona

Sondazh

Poll

Sport 5 Nëntor 2020, 16:24

Luçesku i kërkon Mesit fanellën, ai e refuzon

SPANJE – Ndodh gjithçka kur përballë ke një yll të futbollit botëror, si Lionel Mesi. Barcelona priti dje në “Camp Nou” Dinamon e Kievit dhe e mundi me s...

Sport 5 Nëntor 2020, 17:29

10 yjet e futbollit botëror dalin në shitje

SPANJE – Në mbyllje të këtij sezoni janë disa nga lojtarët më të kërkuar në tregun europian të cilët do të dalin të lirë pasi i përfundon kontrata dhe end...