Sport

“Shpronësohet” krahu i majtë te Shqipëria, Trashi nuk lejohet nga klubi, risia është mbrojtësi i Tiranës

5 Nëntor 2020, 15:04 Nga DOSJA
“Shpronësohet” krahu i majtë te Shqipëria, Trashi nuk

SHQIPËRI- Nëntoi është muaji ku Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë, përballje që do të luhen në “Air Albania. Nevoja për pikë është me e madhe se kurrë,por duhet thënë se në dy ndeshjet e fundit që kuqezinjtë kanë barazuar ndaj Kazakistani dhe Lituanisë, tekniku italian nuk ka pasur kontigjentin e plotë.

Edhe në këto dy ndeshje Edy Reja pritet të ketë jo pak probleme. Në krahun e majtë, ku shpesh herë ka luajtur Lorenc Trashi nuk do të jetë në ndeshjet e ardhshme, kjo për arsye se ish-futbollisti i Partizanit nuk është lejuar nga klubi kuvajtian Al-Qadsia dhe ende nuk ka bërë debutimin me klubin e ri.

Ndërkohë zërat e fundit flasin për grumbullimin e Marsel Ismajlgecit në kombëtaren e madhe për herë të parë. Nëse mungon Trashi, prania e mbrojtësit të Tiranës është e sigurt, megjithëse në rast të kundërt pritet që i riu të jetë në listë. Me shumë mundësi Ismajlgeci do të debutojë ndaj Kosovës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport marsel ismajlgeci shqiperia trashi marsel ismajlgeci shqiperia trashi

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2020, 12:12

“Niko Dovana” ndryshon pamje

DURRES – Padurimin për fillimin e sezonit të ri janë shumë skuadra që po e tregojnë në mënyra të ndryshme. Kështu në “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, skuad...

Sport 4 Nëntor 2020, 11:40

Tirana e fillon sezonin me surpriza

TIRANE – Të gjithë me sytë nga Tirana në këtë fillimsezoni, jo vetëm për faktin që është një ndër skuadrat më të mëdha në vend dhe me më shumë trofe, por edhe s...