Sport

Kampioni Lipi: “Sot jetojmë në epokën e specializimit, nuk ekziston më gjithologu”

5 Nëntor 2020, 14:33 Nga DOSJA
Kampioni Lipi: “Sot jetojmë në epokën e specializimit, nuk

TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit, përcaktoi si kusht, domosdoshmërinë e përgatitësit atletik në përbërjen e stafit teknik të skuadrës. Për këtë qëllim ajo do të organizojë në fillim të muajit dhjetor, kursin e përgatitësit atletik. Drejtuesi i këtij kursi do të jetë përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luixhi Febrari. Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit për t’u kualifikuar profesionalisht përmes një kursi, që do të ofrojë të gjithë eksperiencën më të mirë bashkëkohore dhe lektorë me emër.

Përmes një video-mesazhi, këtë iniciativë të Federatës, e ka përshëndetur edhe ish-trajneri i famshëm i Italisë, kampioni i botës Marçelo Lipi, i cili ka shpjeguar posaçërisht për FSHF.org edhe rëndësinë e rolit të përgatitësit atletik për një skuadër futbolli në ditët e sotme.

“Roli i përgatitësit atletik është shumë i rëndësishëm në sport në përgjithësi, por mbi të gjitha në futboll. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes trajnerit dhe përgatitësit atletik, por mbi të gjitha është e rëndësishme, kultura e përgatitësit atletik, niveli i njohurive që ka. Sot jetojmë në epokën e specializimit, nuk ekziston më gjithologu, ai që bën pak nga të gjitha. Sot duhet kërkuar më e mira në çdo sektor dhe për këtë arsye e shoh me nota pozitive krijimin e një masteri për krijimin e përgatitësve atletikë dhe për të vënë në dispozicion më të mirën në këtë sektor për çdo klub. E përsëri bashkëpunimi mes trajnerit dhe përgatitësit atletik është baza në ndërtimin e një kondicioni atletik, psikologjik, teknik, taktik dhe të kulturës sportive me rëndësi. Kësisoj, dua t’ju uroj një punë sa më të mbarë!”, – thotë Lippi në mesazhin e tij.

Ndërkohë, nëpërmjet këtij video-mesazhi, Federata Shqiptare e Futbollit bën edhe thirrje për t’u regjistruar në këtë kurs, ku çdo pjesëmarrës në përfundim të studimeve, do të pajiset me liçensën e përgatitësit atletik për një skuadër futbolli.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fdederata shqiptare e futbollit kursi i pergatitesve atletike mercelo lipi pergatitesi atletik fdederata shqiptare e futbollit kursi i pergatitesve atletike mercelo lipi pergatitesi atletik

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2020, 12:12

“Niko Dovana” ndryshon pamje

DURRES – Padurimin për fillimin e sezonit të ri janë shumë skuadra që po e tregojnë në mënyra të ndryshme. Kështu në “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, skuad...

Sport 4 Nëntor 2020, 11:40

Tirana e fillon sezonin me surpriza

TIRANE – Të gjithë me sytë nga Tirana në këtë fillimsezoni, jo vetëm për faktin që është një ndër skuadrat më të mëdha në vend dhe me më shumë trofe, por edhe s...