Politike

Kosova në Hagë/ Akuzat për vrasje dhe tortura, flet Pandeli Majko: Duan të ndërrojnë elitën politikë të Prishtinës, mu

5 Nëntor 2020, 21:46 Nga DOSJA
Kosova në Hagë/ Akuzat për vrasje dhe tortura, flet Pandeli

TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko deklaroi në emisionin “Opinion” se nuk ka asnjë dokument që të ketë identifikuar akuzat e ngritura ndaj Thaçit, Veselit dhe liderëve të tjerë të UÇK.

Sipas tij kjo ishte një mënyrë për të ndërruar elitat politike të Prishtinës. Ai e cilësoi të gjithë procesin të turpshëm teksa kujtoi se në kohën që ishte kryeministër, në Shqipëri u vendos një mision i Gjykatës së Hagës pikërisht për të hetuar krimet e luftës.

Sipas Majkos nëse do të kishte prova për akuzat ndaj drejtuesve politikë të UÇK-së, ato do të kishin dalë nga misionet ndërkombëtare të vendosura në atë kohë në Shqipëri.

PJESË NGA EMISIONI:

Fevziu: A ka patur aktivitet të UÇK, burgje të UÇK-së brenda Shqipërisë?

Majko: Po të kishin qenë të vërteta do ishin bërë shumë dokumentare. Do kishte informacione nga shtete të NATO-s. Me kërkesë të Shqipërisë është vendosur edhe një mision i Gjykatës së Hagës për të hetuar krimet e luftës. Kanë jetuar në vilën më të mirë në Tiranë, në vilën e kryeministrit pasi unë nuk jetoja atje. Akuzat furnizoheshin nga burime serbe. Insinuata se krime të tilla janë bërë nga UÇK do të vinte në dyshim prezencën e forcave të NATO-s që ishin të vendosura nga Kukësi në Rinas. Shqipëria ka qenë e bombarduar nga misione gazetarësh. Ka patur prezencë të jashtëzakoshme ndërkombëtare. Nuk ekziston asnjë dokument që të ketë identifikuar natyra si ato që janë shkruar në akzën e gjykatës speciale. Mendoj se nuk duhet të futemi në detaje pasi për pozicionin e Shqipërisë dhe për luftën e Kosovës ka dokumenta të plota në Shqipëri dhe në NATO. Mund të gjenin tjetër mënyrë për të ndërruar elitën politike të Prishtinës. Kjo që po ndodh është e turpshme. Ky është opinioni im.

Marrë nga Opinion.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kosova ne hage pandeli majko kosova ne hage pandeli majko

Sondazh

Poll