Politike

Ishte gruaja më e votuar në historinë e Kosovës! Kush është Vjosa Osmani, nëna e dy fëmijëve që la gjurmë në politik

7 Tetor 2019, 08:05 Nga DOSJA

KOSOVË– Vjosa Osmani ka marrë sot përkohësisht detyrën si presidente e Kosovës, duke u bërë gruaja e dytë pas Ahtifete Jahjagës. Osmani la bosh postin e kryetares së Kuvendit që e siguroi nga koalcioni që zgjati më pak se tre muaj me Lëvizjen VetëVendosje, pas zgjedhjeve të 6 tetorit. E gjitha pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i tij pas konfirmimit të akt-akuzës nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ajo përfaqësoi Lëvizjen Demokratike në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, duke fituar më shumë 190 mijë vota nga qytetarë që besuan se ajo mund të bënte histori, duke u bërë kështu gruaja më më e votuar në historinë e Kuvendit të Kosovës. Pas zgjedhjeve ajo u caktua në postin e kryeparlamentares, të cilin e mbajti deri më sot pavarëisht trazirave dhe largimit të saj nga LDK-ja. 

 

Po kush është Vjosa Osmani?

Vjosa Osmani – Sadriu u lind më 17 maj të vitit 1982, në qytetin e Mitrovicës, Kosovë.E diplomuar në Universitetin e Pitsburgut në SHBA, juristja nga Mitrovica është një ‘partizane’ e fortë për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Flet shkëlqyer gjuhë të huaja si anglisht, turqisht, spanjisht dhe serbisht.

Edhe pse nëna e dy binjakeve, Osmani është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, në R.I.T Kosovo dhe në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA. Karriera politike e Vjosës filloi që në vitet e adoleshencës, ku ajo ishte e angazhuar prej vitesh me LDK-në. Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëherëshëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiut.

Për t’u zgjedhur më pas deputete për tre mandate, me një numër rekord qytetarësh që i besonin asaj.

Ajo njihet për kontributin e saj të dhënë për pavarësimin e Kosovës, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Në atë kohë Vjosa ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, rast i cili u fitua me një kundërshtar si Serbia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike vjosa osmani zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 vjosa osmani zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll