Politike

Dorëheqja e Thaçit, reagon Kryemadhi: Ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin p

5 Nëntor 2020, 15:53 Nga DOSJA
Dorëheqja e Thaçit, reagon Kryemadhi: Ata që nuk ju

TIRANE– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Hashim Thaçit nga posti i presidentit të Kosovës.

Kryemadhi shkruan se djemtë e Kosovës nuk i tremben Millosheviçit për drejtësi pasi do iu ulte dinjitetin që ata përfaqësojnë.

‘Djemtë dhe vajzat e Kosovës së pafajshme u përfshinë në një luftë të padëshiruar, e certifikuar si e drejtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe që u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës. Ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë. Si edhe më parë, shpreh bindjen e palëkundur se e drejta do të triumfojë përsëri!’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë sot dorëheqjen. Këtë lajm e konfirmoi vetë Thaçi, pas konfirmimit të akt-akuzës nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë. Dje u arrestua ish-parlamentari Jakup Krasniqi nga EULEX. Krasniqi akuzohet nga Dhomat e Specializuara për krime lufte gjatë Luftës së Kosovës. Sot iu komunikua akt-akuza dhe Kadri Veselit, kryetar i PDK-së dhe, Rexhep Selimi, kryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Kosova është në ‘dridhje’ nga akuzat e Hagës, ku priten arrestime të tjera në ditët në vijim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akt-akuza per thacin monika kryemadhi akt-akuza per thacin monika kryemadhi

Sondazh

Poll