Politike

Gjobitja e Kryemadhit, Balla: Si Monika, burri i saj apo kushdo, janë njësoj përpara ligjit! Prokurorë e gjyqtarë që bëjn

5 Nëntor 2020, 13:54 Nga DOSJA
Gjobitja e Kryemadhit, Balla: Si Monika, burri i saj apo kushdo, janë

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur në Kuvend për mosmbajtjen e maskës, duke iu referuar kryetares së LSI Monika Kryemadhi e cila u gjobit për herë të dytë sot në Durrës, për mosmbatjen e saj.

Balla tha se si Kryemadhi, burri i saj dhe çdokush tjetër që nuk e mban maskën është njësoj përpara ligjit dhe dpo të ndëshkohet.

Të gjithë do trajtohen njëlloj dhe nëse nuk binden ne kemi marrë masa në Kuvend si kryemadhi, burri i saj apo kushdo qoftë do të jenë njësoj përpara ligjit. Nëse këto nuk vënë mend dhe me dëshirë e vëtëdije bëhen përhapës të këtij virusi vrasës, duke ditur që 9 kolegë të Kuvendit që janë duke u përballur me Covid, pra është më se e qartë që ky virus është vrasës,”– tha Balla.

Kreu i grupit parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shtoi gjithashtu se gjyqtarë e prokurorë, të cilët janë të bindur se nuk e kalojnë Vettingun, bëjnë pazare me drejtësinë. Balla nuk përmendi emër por nxiti reagimin e institucioneve duke shtuar se kjo dorë prokurorësh e gjyqtarësh duhet të ndiqet penalisht.

Gjej rastin të vijoj të shpreh mbështetjen e plotë për procesin historik të pastrimit të drejtësisë nga ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar duke nxitur ecjen me tej të Vettingut dhe goditjen e çdo gjyqtari apo prokurori që vazhdon të bëjë pazar me drejtësinë sikurse janë rastet e fundit të zbuluara nga media në vend, ku gjyqtarë e prokurorë në vetëdije të plotë të moskalimit të vettingut vijojnë të bëjnë tregti me drejtësinë. Këto janë akte të rënda që nuk do të kalojnë pa ndëshkim. Dhe nxisimin, sikurse është një prej detyrave të shtëpisë për Shqipërinë, që pas procesit të vettingut për ata gjyqtarë e prokurorë që kanë rezultuar me problemetika të rënda në pasurinë e tyre, të ndiqen penalisht dhe të zbardhen ashtu si i ka hije një procesi që shkon deri në fund të prejardhjes nga i kanë krijuar ato pasuri,”- tha Balla.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seance plenare 5 nentor 2020 seance plenare 5 nentor 2020

Sondazh

Poll