Politike

“UÇK-ja” në Hagë! Berisha kujton takimin me senatorin Dick Marty-n: Ishte serbofil me çizme. Ishte i papërmbajtur!

5 Nëntor 2020, 20:53 Nga DOSJA
“UÇK-ja” në Hagë! Berisha kujton takimin me

TIRANË– Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e 4 ish-zyrtarëve të lartë të Kosovës. I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha bën me dije se në raportin famëkeq të Dick Marty-t, mbi 80% e të dhënave janë siguruar nga prokuroria serbe. 

Më tej në fjalën e tij, Berisha u shpreh se e kishte takuar personalisht, duke e konsideruar si një serbo dhe rusofil të përkushtuar. 

Kemi të bëjmë me një proces që në vlerësimin tim u fermentua në Beograd duke përdorur senatorin Marty. E kam njohur vetë Dick Marty-n. Ishte një serbofil dhe rusofil me çizme. I papërmbajtur! Na mbante fjalime për rolin e madh të serbëve. Nuk i fshehte ndjenjat e tij proserbe. E ka pohuar vetë ish-prokurori serb, tha rapoirti i Marty 80% paraqet materialet e tij. Personalisht e kundërshtova në të gjitha forumet ndërkombëtare,”-tha në fjalën e tij Berisha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kosova ne hage sali berisha kosova ne hage sali berisha

Sondazh

Poll