Politike

Dorëheqja e Hashim Thaçit, Veliaj: Ai luftoi për lirinë dhe përparimin e Kosovës, historia nuk mund të harrohet

5 Nëntor 2020, 16:53 Nga DOSJA
Dorëheqja e Hashim Thaçit, Veliaj: Ai luftoi për lirinë

TIRANE– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas dorëheqjes së Thaçit dhe nisjes së tij drejt Hagës, për të cilin thotë se si luftoi për lirinë dhe se historia as ndryshohet dhe as harrohet.

‘Lufta për çlirimin e Kosovës ishte akti i drejtë i një populli që kërkonte liri nga masakrat dhe gjenocidi gjakatar i Millosheviçit. Hashim Thaçi, ashtu si UÇK-ja, luftoi për lirinë dhe përparimin e Kosovës! Historia as mund të ndryshohet, por as mund të harrohet’, shkruan Erion Veliaj në Facebook.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë sot dorëheqjen. Këtë lajm e konfirmoi vetë Thaçi, pas konfirmimit të akt-akuzës nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë. Dje u arrestua ish-parlamentari Jakup Krasniqi nga EULEX. Krasniqi akuzohet nga Dhomat e Specializuara për krime lufte gjatë Luftës së Kosovës. Sot iu komunikua akt-akuza dhe Kadri Veselit, kryetar i PDK-së dhe, Rexhep Selimi, kryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Kosova është në ‘dridhje’ nga akuzat e Hagës, ku priten arrestime të tjera në ditët në vijim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj hashim thaci jep doreheqjen erjon veliaj hashim thaci jep doreheqjen

Sondazh

Poll