Politike

“Përfundova në spital”, Rudina Hajdari flet për infektimin me Covid: Nuk e mora në Amerikë, takoja çdo ditë njerëz

5 Nëntor 2020, 17:37 Nga DOSJA
“Përfundova në spital”, Rudina Hajdari flet për

TIRANE-Deputetja Rudina Hajdari ka njoftuar në rrjete sociale se është infektuar me Covid-19. Ndërsa ditën e djeshme po në një postim në rrjete sociale ka treguar që ditët e para kanë qenë pak të vështira, me dhimbje kyçesh, koke, temperaturë dhe lodhje trupit. Ajo tregon se është kuruar me vitaminë C dhe D si dhe pilula për qetësimin e dhimbjeve sipas këshillave të mjekut.

Ajo ka qenë në një lidhje Skype me emisionin Rudina dhe ka treguar më shumë në lidhje me infektimin e saj dhe si po e kalon koronavirusin.

‘Sinqerisht nuk e di dhe jam munduar këto kohë se ku mund të ketë ndodhur, por unë takohem nga mëngjesi në darkë me njerëz të ndryshëm, por mendoj se arsyeja që më kapi aq shpejt dhe në atë formë ishte se isha shumë e dobët dhe më kishte rënë imuniteti i trupit duke qenë se kisha udhëtuar dhe në Amerikë. Nuk mendoj se më ndodhi gjatë udhëtimit se dhe gjatë udhëtimit jam treguar shumë e kujdesshme. Në momentin që e mora, të gjithë personat që kisha kontakte i kam lajmëruar me telefon.’

Ajo ka treguar se vajza e saj ndodhet në Amerikë e se po e kalon e vetme virusin duke mos pasur asnjë kontakt me njerëzit.

‘Vajza ndodhet në Amerikë dhe po e përballoj vetë si përjetim dhe nuk kam kontakte me asnjë njeri tjetër. Ditët e para e kam patur të vështirë me thënë të drejtën, pata probleme me temperaturën, frymëmarrjen. Më ndodhi që shkova dhe në spital, por që e mora veten shumë shpejt dhe me ndihmën e mjekëve arrita që të rikuperohem shpejt.’

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari me covid rudina hajdari me covid

Sondazh

Poll