Politike

Lulzim Basha pranë banesave të rrënuara në Ishëm, denoncon rastin: Banori ka marrë pjesë në mitingun e PD, qeveria nuk i

5 Nëntor 2020, 15:12 Nga DOSJA
Lulzim Basha pranë banesave të rrënuara në Ishëm,

TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet ditën e sotme në Ishëm, pranë banorëve, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Basha në një bashkëbisedim me Limon Filin, banesa e të cilit është e pabanueshem thotë se shtëpia nuk iu është rindërtuar pasi i moshuari ka qënë në një miting të PD, ndaj iu është refuzuar nga ndihma e qeverisë.

‘Ngaqë ke qënë në miting të PD nuk të japin lekët e shtëpisë’– i thotë Basha banorit. Ky i fundit i thotë se vota është e lirë e se nuk duhen bërë këto ndarje.

‘Shtëpia është duke  u shembur, nuk jetohet. Është e shkatërruar. Burri shkoi në komunë dhe nuk i dhanë, nuk na i jepnin. Kërkuam punë të komuna, i thanë burrit nuk ke votuar për PS. As 1 mijë lek nuk kemi marrë nga tërmeti. Këtu janë ndarë ndihmat te porta, unë duke i parë që shpërndahen dhe ne nuk merrnim.’- thotë banori.

U ngrit gjithë bota për ta ndihmuar Shqipërinë, vetëm këta s’u kujtuan. Por ju garantoj që do të marrë fund. Dy prioritete kryesore do të kemi. E para, shëndetin edhe ekonominë që ka shkatërruar pandemia dhe gjithë ndihmat që i ka ndarë Europa për tërmetin dhe që duhet të vijnë tek ju, do të vijnë tek ju dhe buxheti i shtetit do të bëjë të mundur që brenda një kohe shumë të shkurtër shtëpitë t’ju rindërtohen dhe vuajtja që keni hequr t’ju lehtësohet sadopak. Më vjen keq që ju kam ardhur në këto kushte të vështira, por ju jap fjalën që do vij t’ju shoh edhe kur ta kemi riparuar këtë dëm edhe t’i keni shtëpitë e rindërtuara.’- shprehet Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha i tha banorëve se dy prioritetet kryesore të qeverisë re të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të jenë ruajtja e shëndetit të shqiptarëve dhe rimëkëmbja e një ekonomie të rrënuar nga pandemia dhe abuzimet me PPP dhe koncesionet. Ai ju premtoi banorëve, se qeveria e re do të garantojë me anë të buxhetit të shtetit rindërtimin e shtëpive të tyre dhe se çdo ndihmë e ardhur për ta nga jashtë do të shkojë për nevojat e tyre.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha ne ishem lulzim basha ne ishem

Sondazh

Poll