“Tuareg” me gazin deri në fund dhe 2 armë në kroskot! Kush është Ervin Kodra, krahu i djathtë i Durim Bamit, bëri nam
4 Nëntor 2020, 16:59Nga DOSJA
TIRANË– Plagosjet e personazheve të njohur në botën e errët të krimit janë rikthyer sot, me tentativën për atentat ndaj krahut të djathtë të Durim Bamit. Teksa ndodhej në makinën e tij, Ervin Kodra u qëllua me armë zjarri nga një kalimar. Pista kryesore që Policia po heton është ajo e hakmarrjes, pasi 35-vjeçari nuk është një emër i panjohur për forcat e rendit, ndërkohë që dyshimeve u shtohet fakti që është një prej bashkëpunëtorëve me të ngushtë të të ashtuquajturit “i forti i Fushë Krujës”, Durim Bamit.
Së fundmi, Kodra ishte në lupën e Policisë pas një ngjarjeje të ndodhur në gusht të vitit 2018. Në rrugën “Jordan Misja”, 2 të rinj nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar e më pas përplasën 3 makina të tjera. Bëhej fjalë për Gentjan Koçin dhe Ervin Kodrën, të cilët u prangosën nga Policia dhe u çuan për t’u përballur me drejtësinë.
POR SI NDODHI NGJARJA?
Gjithçka ndodhi mbrëmjen e 16 gushtit, rreth orës 23:20, ku dy të rinjtë, pasi Gentjan Koçi, 25 vjeç dhe Ervin Kodra, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë që udhëtonin me mjetin tip “Tuareg”. Të kapur në shkelje, shërbimet e “Shigjetave” i bënë shenjë për të ndaluar, por të rinjtë nuk iu bindën dhe shkelën edhe më shumë gazin.
Në momentin që patrulla e policisë iu bëri shenjë të ndalonin dhe të hapnin krahun, Koçi shtoi shpejtësinë e “Tuaregut” duke u përplasur me 4 mjete të tjera në rrugë, përplasje nga e cila ka patur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht asnjë të lënduar. Në versionin zyrtar, Policia e Shtetit, sqaroi se dy të rinjtë nuk ndaluar pasi mbanin 2 armë zjarri pa leje me vete.
Disa ditë më vonë, të dy dolën para Gjykatës së Tiranës, për t’u përballur me akuzat për: “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”. Por mesa duket Kodra ka mundur të dalë shpejt nga katër muret e burgut, për t’i bërë sërish pjesë e kronikës së zezë. Edhe pse pretendon se nuk ka qënë ai shënjestra e atentatit, gjithçka mbetet për t’u zbuluar nga Prokuroria…
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Qeveria ka vendosur që të japë ndihmë financiare për bizneset e vogla dhe të mesme të cilat janë prekur nga pandemia. Kjo ndihmë do të jetë për muajt në...
TIRANE– Protokolli për kurimin e personave që janë pozitiv me COVID ka ndryshuar. Kështu ata që kurohen në shtëpi do të trajtohen me mjekun e familjes nës...
TIRANE– Shefja e Infektivit Najada Como ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha që bëri ditën e sotme gjatë takimit me farmacistët ku u t...
TIRANE– Ndryshime të reja janë bërë në ligjin për masat kundër dhunës në familje. Kështu burrat që dhunojnë gratë apo pjesëtarë të tjerë të familjes, do të dëbo...
Kur ngrihet tabela e policit zakonisht reagimi i parë që vjen nga shoferët është nervozizmi. Ndonjëherë ky nervozizëm kulmon me sharje e ndonjëherë me shtrëngim...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 4 persona kanë ndërruar jetën nga pandemia e koronavirusit në S...
FUSHË KRUJË- Plagoset me armë zjarri krahu i djathtë i Durim Bamit, Ervin Kodra. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Tapizë të Fushë Krujës...