Politike

Topalli shkon në Ballsh, kërkon mbështetje për gratë naftëtare: Rama të mos bëjë sikur s’dëgjon

4 Nëntor 2020, 14:41 Nga DOSJA
Topalli shkon në Ballsh, kërkon mbështetje për gratë

BALLSH– Të rinjtë e ‘Lëvizjes për Ndryshim’, të kryesuar nga Jozefina Topalli kanë qenë sot në Ballsh, në grevën e urisë që gratë naftëtare po zhvillojnë në ambientet e rafinerisë.

Në postimin e saj në Facebook, Topalli ka shkruar se të rinjtë e ‘Lëvizjes për Ndryshim’ kanë qenë sot në Ballsh dhe se naftëtarët kanë nevojë për mbështetje.

‘Prej shumë ditësh 10 gra kanë nisur një grevë urie. Ato kërkojnë një të drejtë të tyre themelore. Shpërblimi për punën e kryer është një e drejtë e tyre dhe një detyrim për t’u respektuar nga shteti Shqiptar. Kryeministri i vendit nuk mund të bëjë sikur nuk i shikon dhe nuk i dëgjon e aq më pak të vendosi kushte. Padrejtësia ndaj naftëtarëve ka vetëm një origjinë që është korrupsioni’, shkruan Jozefina Topalli.

Më tej kryetarja e ‘Lëvizjes për ndryshim’ shkuan se atyre po i shkelen të drejtat e tyre.

Të rinjtë e Lëvizjes për Ndryshim ishin në përkrahje të tyre. Ata kanë nevojë për mbështetje. Shkelja e të drejtave të naftëtarëve është shkelje e të drejtave të njeriut‘, përfundon Topalli shkrimin e saj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grate naftetare jozefina topalli ne ballsh grate naftetare jozefina topalli ne ballsh

Sondazh

Poll