Politike

Greva e naftëtareve në Ballsh, Meta thirrje qeverisë: Është i domosdoshëm dialogu, duhet të shmanget përshkallzimi i sit

4 Nëntor 2020, 11:06 Nga DOSJA
Greva e naftëtareve në Ballsh, Meta thirrje qeverisë:

TIARNË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestwn e grave të naftëtarve,  të cilat prej 21 ditësh po protestojnw pwr kwkesat e tyre. Ndërkohë, Kreu i shtetit të Shqipërisë, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale i ka bërë thirrje qeverisë që të vendos një dialogë me naftëtaret pasi siaps tij kjo është mënyra e vetem për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.

“Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve. Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve.”– shkruan Meta.

Gjendja shëndetësore e grave të naftëtarëve, të Ballshit, të cilat që prej 21 ditësh ndodhen në grevë urie është përkeqësuar. Burime për Dosja,al bëjnë me dije se dy prej tyre ditën e sotme janë dërguar me urgjencë në spital.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë që prej 25 ditësh ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Naftëtarët, prej 8 ditësh tashmë janë zevendësuar nga gratë që punonin në uzinë, të cilat për momentin konsumojnë vetëm ujë me sheqer.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grate e naftetareve futen ne greve ilir meta grate e naftetareve futen ne greve ilir meta

Sondazh

Poll