Politike

Veliaj i përgjigjet Kryemadhit dhe Tabakut, publikon video nga “Sami Frashëri”: S’bënë ASNJË shkollë të re si PD-LS

4 Nëntor 2020, 12:40 Nga DOSJA
Veliaj i përgjigjet Kryemadhit dhe Tabakut, publikon video nga “Sami

TIRANË– Kryetari i Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur,kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit dhe ish-depuetetes Jorida Tabakut duke postuar nje video live nga punimet që po kryhen aty prej disa ditesh.

Në postimin e tij në Twitter, Veliaj thekson se akuzat e opozitës për “Sami Frashërin” lidhen me sikletin e tyre të përbashkët, se gjatë qeverisjes PD-LSI te Tiranës, nuk ndërtuan asnjë shkollë të re.

“Para se të mbërrijnë brigadieret e SHQUP-it për teatrin e ditës – ja Sami Frashëri sot!
Ua kuptoj hallin! S’bënë ASNJË shkollë të re si PD-LSI gjatë gjumit të përbashkët në Bashkinë e Tiranës. ASNJË! Siklet duhet të jetë të dalësh rrugëve me këtë turp që s’harrohet”, shkruan Veliaj.

Ditën e djeshme, Monika Kryemadhi gjatë një takimi që ka zhvilluar me gazetarët  u ndal sërish te shkolla ‘Sami Frashëri’ ku nxori për mediat një kartelë që sipas saj tregon se në 2017, shkolla i kaluar me vendim qeverie në pronësi Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë ish- deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ditën e djeshme ka akazuar  kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi sipas saj në shkollën ‘Sami Frashëri’ nuk po bëhen punime.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj jorida tabaku monika kryemadhi erion veliaj jorida tabaku monika kryemadhi

Sondazh

Poll