Politike

Sekretari i UFSH ngre denoncimin: Në Shqipëri janë sjellë, vetëm 9,500 vaksina anti-grip, duhet të ishin mbi 300 mijë

4 Nëntor 2020, 13:15 Nga DOSJA
Sekretari i UFSH ngre denoncimin: Në Shqipëri janë sjellë,

TIRANË- Dëfrim Goma, sekretar i përgjithshëm i Urdhrit të Farmacistëve Shqiptar, ka thënë se ka mungesa të barnave anti-viralë që luftojnë COVID-19 dhe sipas tij nëpër spitale po përdorren ilaçe të pasigurta.

Gjatë takimit që zhvilloi Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Goma është shprehur se në spitale janë sjellë vetëm 9500 vaksina anti-grip.

“Barra financiare e rimbursimit të paketës anti-Covid nuk është e madhe për shtetin. Kostoja e rimbursimit të paketës është e përballueshme nga shteti. Janë sjellë vetëm 9500 vaksina anti-grip, ndërsa është thënë se duhet të ishin sjellë rreth 300 mijë Ka mungesa të barnave antivirale që luftojnë COVID-in. Ilaçe të pasigurta dhe të paligjshëm po përdoren në trajtimin e pacientëve”, u shpreh ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dëfrim goma dëfrim goma

Sondazh

Poll