Politike

Tabaku i përgjigjet Veliajt: Në vend që të përdorë punëtorët në video të montuara, të përgjigjet për pyetjet tona

4 Nëntor 2020, 13:57 Nga DOSJA
Tabaku i përgjigjet Veliajt: Në vend që të përdorë

TIRANE– Debati në lidhje me gjimnazin ‘Sami Frashëri’ ende vijon mes Partisë Demokratike dhe Socialiste.

Në një reagim të fundit ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, thekson se Veliaj po çon punëtorët të punojnë te shkolla vetëm për minutat që filmojnë kamerat.

Tabaku i drejtohet kryebashkiakut me katër pyetje për rindërtimin e kësaj shkolle, ku mes të cilave e pyet edhe se me çfarë fondesh po ndërtohet.

Statusi i Jorida Tabakut:

Manipulatorët nuk lodhen kurrë së luftuari me të vërtetën, edhe pse e kanë të sigurt humbjen. Sepse paturpësia, gënjeshtra dhe karriera e tyre janë bashkëudhëtare të pandashme që prej ditës së parë që i kanë hyrë politikës. Në kaq shumë orë sa harxhon duke montuar video, duke çuar punëtorë të punojnë vetëm për minutat që filmojnë kamerat, EV le të gjejë pak minuta dhe ti përgjigjet pyetjeve tona: A u rehabilitua Sami Frasheri pak muaj para se të shembej ndonëse EV tha që do rrojë me vite? Me cfarë fondesh po ndërtohet Sami Frashëri? Veliaj dhe Ahmetaj thanë me fonde të BE, ndërkohë që BE thotë që nuk po ndërton asnjë shkollë në Tiranë me fondet e saj. A është shpallur në buletinin e datës 27 Mars projektimi i ndërtimit të shkollës Sami Frashëri dhe anulluar me datë 21 Prill? Që do të thotë se kur u prish me datë 24 Prill nuk kishte një projekt… Në ç’sirtar ka përfunduar procedura e përfunduar e tenderit për shkollën Sami Frashëri? Pse nuk është bërë publike? ER dhe ER duhet ta kenë dhe përgjigjen pse shkollat e tyre janë me kosto 4,5mln euro dhe të BE 700 000 euro. Por sigurisht që përgjgije nuk ka, sepse faktet e abuzimit për prishjen dhe ndërtimin e Sami Frashërit janë përgjegjësi direkte e EV dhe shefit të tij. Që projektet e rindërtimit i kanë 3D në kompjuterat e tyre, ndërsa fondet ne xhepat e tyre dhe klientëve të bashkisë dhe qeverisë.

Si nisi debati për shkollën “Sami Frashëri”?

I gjithë debati nisi pasi Monika Kryemadhi fillimisht deklaroi se gjimnazi ‘Sami Frashëri’ do të zhvendoset në Paskuqan, mirëpo Veliaj reagoi duke thënë se ai do të ndërtohet aty ku është. Në ‘lojë’ hyri dhe Partia Demokratike duke shkuar në vendngjarje e duke thënë se puna ende nuk ka nisur për rindërtimin e gjimnazit pasi ai do të ndërtohet në një vend tjetër, akuzë që mohohet vazhdimisht nga kryebashkiaku i Tiranës. Tabaku akuzon kryebashkiakun si gënjeshtar, pasi sipas saj, shkolla nuk do të ndërtohet nga fondet e Bashkimit Evropian por nga paratë e buxhetit të shtetit, e pas kësaj kanë vijuar deklaratat nga secila palë deri në publikimin e dokumenteve nga secila palë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjimanzi sami frasheri jorida tabaku gjimanzi sami frasheri jorida tabaku

Sondazh

Poll