Politike

Mosmbajtja e maskës/ Gjobitet me 3 mijë lekë Monika Kryemadhi dhe Floida Kërpaçi: S’pashë gjë, policia s’ishte në Ko

4 Nëntor 2020, 13:37 Nga DOSJA
Mosmbajtja e maskës/ Gjobitet me 3 mijë lekë Monika Kryemadhi dhe

TIRANE– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi së bashku me Kryetaren e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçin janë gjobitur me gjobë 3 mijë lekë nga policia e Tiranës pasi ishin duke lëvizur në rrugë pa maskën anti-covid.  Kryetarja e LSI-së zhvilloi paraditen e sotme takime me banorët e Kominatit, me të cilët madje edhe shkëmbeu takime me duar, ndërkohë që edhe më herët është shprehur se nuk do ta mbajë maskën në publik. Dy figurat e njohura të LSI-së janë pikasur në rrugën ‘Llazi Miho’ në orën 11:00 aty ku janë gjobitur për mosbindje të ligjit. Ndërkohë që në një reagim për mediat, LSI thotë se Kryemadhi nuk është vënë në dijeni për gjobën dhe nuk ka parë policinë në Kombinat.  “Duke pare disa lajme te publikuara ne media duam te sqarojme se: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka asnje dijeni per gjobe nga Policia e Shtetit. Gjate gjithe kohes qe eshte zhvilluar aktiviteti ne Kombinat nuk eshte paraqitur asnje efektiv policie. Deri ne momentin qe do te njihemi me gjoben do te kemi nje reagim.”,-njofton zyra e shtypit në LSI.

Njoftimi i policise:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Kombinat, në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, kryesisht të vendosjes së maskës së detyrueshme që në momentin që del nga banesa, kanë konstatuar në Kombinat, në rrugën “Llazi Miho”, rreth orës 11:00, shtetaset Monika Kryemadhi dhe Floida Kërpaçi, përfaqësuese të forcës politike LSI, të cilat nuk kishin vendosur maskën mbrojtëse. Në këto kushte, në zbatim të Aktit Normativ, të dyja këto shtetase janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë secila.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike floida kerpaci gjobitet monika kryemadhi gjobitet vendimi per maskat floida kerpaci gjobitet monika kryemadhi gjobitet vendimi per maskat

Sondazh

Poll