Politike

Takimi me Bashën, Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma: Asnjë nga barnat për Covid-19 nuk është në paketën

4 Nëntor 2020, 12:57 Nga DOSJA
Takimi me Bashën, Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana

TIRANË- Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma tha  se nga farmacistët kërkohej shumë në lidhje me situatën e pandemisë por megjithatë problematikat e tyre nuk u dëgjuan.

Gjatë takimit që zhvilloi Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me farmacistët, Toma tha se sistemi farmaceutik është një armatë vendimtare në sistemin shëndetësor. Po ashtu ajo shtoi se sistemi shëndetësor nuk funksionon me hallka të shkëputura. Më t Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve tha ndër të tjera se paketa e barnave për koronavirusin duhet të jetë tërësisht e rimbursueshme.

“Pesha i bie sistemit shëndetësor, nga kjo varen dhe sistemet e tjera. Sistemi farmaceutik një armatë vendimtare në sistemin shëndetësor. Sistemi farmaceutik u përjashtua nga administrimi i pandemisë. Nga ne kërkohej shumë por problematikat tona nuk u dëgjuan. Sistemi shëndetësor ose funksionon si i tërë, ose me hallka të shkëputura dështon. Do ishte e udhës që paketa të ishte komplet e rimbursueshme. Nuk duhet të humbasim më kohë, por duhen marrë masa për të garantuar vaksinimin e popullatës. Duhet që shteti të drejtojë këtë luftë kundër COVID-19”– tha ajo.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike diana toma koronavirusi ne shqiperi diana toma koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll